Berisha Shqiperia u shpall e Bukura e Dheut
Kryeministri sulmon opoziten dhe rendit sukseset ne nje kohe kur KQZ digjte fshehtas fletet e votimit
ELBASAN - I ndodhur ne Elbasan ku mori pjese ne 20 vjetorin e themelimit te Partise Demokratike ne kete qytet kryeministri Berisha ndersa renditi arritjet e qeverise sulmoi opoziten duke e vleresuar si nje pengese te rruges se integrimit.
Nje grup i vogel neo-bllokmenesh kerkon tju zere ju rrugen. Nje grup i vogel neo-bllokmenesh kerkon tju ktheje juve te shkuaren nje grup i vogel neo-bllokmenesh perpiqen te shkelmojne voten tuaj perpiqen te bllokojne buxhetin tuaj perpiqen te bllokojne te ardhmen tuaj dhe te shqiptareve.
Le tu themi ne ketu ketyre zoterinjve ketyre shokeve se 8 maji do te jete 22 marsi i eterve tuaj do te jete fundi juaj - deklaroi Berisha. Ai kerkoi bashkimin e qytetareve rreth botes se lire respektit te hekurt ndaj lirive te njeri-tjetrit ndaj besimeve te njeri-tjetrit te bashkohen te sigurt ne te ardhmen Europiane.
Megjithese fushata elektorale ende nuk ka nisur kryeministri Berisha nuk ka ngurruar qe te paraqese heqjen e vizave si nje sukses te qeverise. Sot Krishtlindjen qe shkuan Viti i ri qe sapo kaloi shqiptaret i festuan si europiane te vertete per sa i perket lirise se levizjes. Ata dolen shetiten vizituan njerezit e tyre kudo ne Europe pa viza me te lire me te denje se kurre me pare - u shpreh ai.
Nga ana tjeter kreu i ekzekutivit theksoi se shpallja e Shqiperise destinacioni kryesor i botes per turizmin eshte dekorata e te gjithe shekujve qe ky vend ka marre dhe ka merituar.
Shqiperia u shpall e Bukura e Dheut sepse shpirti i shqiptareve me virtytet me mikpritjen e tyre eshte me i bukur se i kujtdo tjeter. Shqiperia u shpall e Bukura e Dheut sepse detet dhe liqenet kodrat dhe malet e saj jane me te bukurat ne Europe dhe me te bukurat ne bote.
Shqiperia u shpall e bukura e dheut sepse ne ne nje kohe te shkurter 4-5-vjecare e beme kete vend ne nje prej infrastrukturave me te reja me moderne ne rajon dhe ne Europe - tha Berisha.