KQZ burgos listat e votimit per 50 deri ne 150 vjet

Dje u vendos qe listat e votuesve te shkojne ne Arkivin e Shtetit te ndara nga materialet zgjedhore dhe te mbrojtura nga ligji per te dhenatpersonale
TIRAN - Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka bllokuar dje per nje kohe ende te papercaktuar sakte listat e votimit per zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Vetem me votat e mazhorances pasi opozita kishte braktisur mbledhjen KQZ vendosi qe listat e votuesve te shkojne ne Arkivin e Shtetit te mbrojtura nga Komisioneri per mbrojtjen e te dhenave personale.
Me pretendimin se ne to jane shenuar numrat e pasaportave ose kartave te identitetit te votuesve KQZ e ka futur procesin ne nje qorrsokak qe sipas ligjit ndalon publikimin e te dhenave per nje periudhe nga 50 deri ne 150 vjet.
Ne lidhje me keto materiale prej me shume se nje vit e gjysme opozita ka kerkuar hetimin e zgjedhjeve ku prioritet i punes se tyre do te jete verifikimi i listave. Nese per zgjedhjet e tjera procesverbalin dhe listen e votimit te nje Qender Votimi e merrje se bashku kete radhe kjo do te jete me e komplikuar.
Ndryshe nga nje udhezim i marre me daten 29 dhjetor ku KQZ i dergonte listat ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 Per mbrojtjen e te dhenave personal akti i fundit i ketij institucion ia kalon Arkivit te Shtetit materialet e ndara dhe ky i fundit vendos se cfare do te behet me to.
Me pretendimin se lista e zgjedhesve pervecse eshte material zgjedhor eshte dhe dokumentacion qe permban te dhena personale sipas KQZ-se lind nevoja e percaktimit te rregullave te reja shtese per administrimin e ketij materiali.
Pas ketij akti per administrimin e listes se zgjedhesve qe ndodhet ne kutine e materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e qershorit 2009 nese do te kryhet nje hetim opozita do te duhet te marre edhe miratimin e komisionerit per mbrojtjen e te dhenave personale Flora abej per te marre apo jo ne zoterim listat e zgjedhjeve.
Ne mbledhjen e zhvilluar mesditen e djeshme nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Deshira Subashi deklaroi se KQZ ne gjithe praktiken e saj se paku nga 2001 e me pas ka marre ne procedure te caktuar per kete operacion pune dhe eshte udhezimi nr. 1 30.03.2006 parashikon qe ne dokumentet qe i shkojne arkivit qendror eshte dhe lista e zgjedhesve.
Akti i 29 dhjetorit shmangu kete udhezim. Ndryshe nga akti i shtatorit ku parashikohej ky udhezim. Urdhri juaj nuk mund te shqyrtohet ne mbledhjen e KQZ-se sepse nuk eshte ne kompetencen e institucionit te KQZ-se eshte ne kompetencen e kryetarit dhe nenkryetarit. Nese nuk firmoset nga nenkryetari urdhri eshte i pavlefshem thote ligji. Nuk thote e shqyrton mbledhja e KQZ - vleresoi Subashi.
Sipas saj akti i referohet nenit 178 dhe 21 te Kodit Zgjedhor dhe rregullores se KQZ-se. Ajo theksoi se asnje nga keto dispozita nuk i pergjigjet objektit te shqyrtimit. Nese doni te ndryshoni vendimin e KQZ-se beni shtese vendimi jo miratim te njeanshem te urdhrit qe ju keni perdorur. Shtojeni ne vendimin e KQZ-se me votat tuaja ashtu sic e bete ate vendim.
Rregullorja miratohet me 5 vota. Nuk kemi nje rregullore te vecante te administrates dhe nje rregullore te mbledhjes se KQZ-se me 5 vota. Neni 25 thote se miraton rregulloren e organizmit dhe funksionimit te KQZ-se duke perfshire dhe mbledhjet. Pra duhen 5 vota. Si e tille rregullorja akt i pavlefshem per tu marre ne konsiderate si pike qe bie ne kundershtim me Kodin - propozoi nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi.
Kryetari i institucionit te administrimit te zgjedhjeve sqaron vendimmarrjen
KQZ miraton aktin Ristani Ka vakum ligjor
TIRAN - Pas debatesh midis anetareve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi aktin per dergimin e materialeve ne arkiv te ndara me kater vota pro. Kreu i ketij institucioni Arben Ristani deklaroi se kemi te bejme me nje vakum dhe ligji nuk permend se cfare behet me listen e votuesve. Sipas tij praktika e KQZ-se listen e votuesve e ka cuar ne Arkivin e Shtetit.
Ai theksoi se me kete akt qe marrin eshte te bejme po te njejten gje te cojme listen e votuesve ne Arkivin e Shtetit. Udhezimi megjithese teknikisht eshte i pavlefshem praktikisht jep te njejten zgjidhje e con ne Arkiv listen e zgjedhjeve. Po bejme te njejten gje nuk po i referohemi nje udhezimi qe eshte i shfuqizuar por po bejme te njejten praktike pa kete reference ligjore. Hallin e kemi qe ti japim nje regjim listes se zgjedhjeve.
Regjimin do tia japim sipas udhezimit eshte e njejta zgjidhje. Te vish rrotull per mua do te thote qe te gjesh sebep qe te largohesh nga KQZ - arsyetoi vendimmarrjen e KQZ-se Arben Ristani.
Mbi kete ceshtje anetari Klement Zguri theksoi se me kete vendim nuk ka ndermend qe KQZ te vendose se nuk ka kompetence qe te vendose rregulla Arkives se Shtetit. Ne po vendosim rregulla ne punen tone. Kjo nuk ka lidhje fare ne menyren se si Arkivi do te organizohet per shkak te ligjit qe ai vete organizohet dhe vepron - tha ai.
Debati i plote ne mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
Arben Ristani Ne kushtet kur procesi nisi nga kryetari i KQZ-se doli nje urdher per administrimin e listes se zgjedhesve e cila duhet te shkoje ne arkiv sipas praktikes se KQZ-se.
Urdhri iu dha per firme nenkryetares por ajo se firmosi me pretendimin se bie ne kundershtim me ligjin dhe per kete arsye thirra mbledhjen per ta diskutuar urdhrin. Se pari do te shpreh kenaqesine qe anetaret e majte jane ne zbatim te detyres ne mbledhjen e KQZ-se.
Kontributi i tyre eshte shume i vlefshem i domosdoshem dhe i mirepritur ne kete mbledhje ashtu sikurse ishte dhe ne mbledhjen tjeter. Prandaj shume mire qe ti debatojme dhe ti diskutojme gjerat dhe te vendosim mbi bazen e ligjit. Diskutime ne parim ne lidhje me aktin.
Deshira Subashi Po e nis nga kjo e fundit. Ne jemi ne KQZ te mirepritur apo te pamirepritur per ju sigurisht ky eshte nje tejkalim qe i beni figures sone. Ne jemi ketu ne KQZ te ngarkuar nga ligji nga institucionet dhe detyren tone e kryejme me pergjegjesine tone sigurisht ashtu sic e gjykojme ne per ta zbatuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin zgjedhor dhe nuk besoj qe keni ju te drejten ne kete rend dite qe kemi sot per te bere vleresimin e punes sone.
Arben Ristani Jo nuk bera vleresim.
Deshira Subashi Per te vazhduar me ceshtjen ne fjale ashtu sic e shpreha dhe ne mbledhje per te cilen patem nje debat qe ajo cfare kerkohej per kete operacion pune te kishte pa diskutim edhe vullnetin tone por qe nuk u arrit. Mungesa e atij vullneti con ne kete akt te sotem sepse urdhri qe ju sollet ne tavolinen time per te firmosur ashtu si edhe u pergjigja eshte i paligjshem per keto arsye.
Se pari behej fjale per nje operacion pune i cili nuk ishte parashikuar ne vendimin qe ju moret me 4 vota te menaxhimit te materialeve zgjedhore. Keto akte qe merr KQZ ne kundershtim te hapur me Kodin Zgjedhor jane akte nul dhe nuk prodhojne efekte. Per kete arsye jam kunder ne parim te shqyrtimit te ketij akti.
Arben Ristani Lidhur me faktin se ne mbledhjen e dates 29 u votua me 4 vota sigurisht qe faji i vetem eshte juaji qe u larguat sepse ne rast se do te ishit ne mbledhjen e komisionit sigurisht qe do te debatonim dhe me siguri qe do te gjenim dhe konsensusin dhe jam i bindur se do ta votonim te 7-te. Por ju u larguat dhe nuk debatuat si sot. Po ta shikoni sot kur niset fjalen filluat me referenca ligjore pavaresisht se jane...
Deshira Subashi Ju lutem zoti kryetar ju nuk keni te drejte te komentoni absolutisht asnje...
Arben Ristani Avash une nuk te nderpreva.
Deshira Subashi Ju lutem zoti kryetar ju nuk keni te drejte ligjore te komentoni dhe te gjykoni ato qe une kryej detyren. Si dhe ne cfare menyre une e kryej detyren nuk eshte objekti i shqyrtimit te kesaj mbledhje. Do te lutem referoju objektit te shqyrtimit.
Arben Ristani Ka mundesi te mbyllesh mikrofonin
Deshira Subashi me mikrofon fikur Mos e mbyllni telefonin zoti kryetar.
Arben Ristani Nuk eshte telefon. Por gjithsesi sic ju thashe sot shume mire ne baze te ligjit filluat...
Deshira Subashi me mikrofon fikur Mos e mbyllni mikrofonin zoti kryetar se edhe telefonin ma ke mbyllur.
Arben Ristani Filluat te debatoni ne baze te ligjit dhe te vendosim...
Deshira Subashi me mikrofon fikur Ju nuk jeni as personi i duhur dhe nuk keni kompetence qe te beni kete.
Arben Ristani Mire ne rregull. Avash.
Deshira Subashi me mikrofon fikur Ju nuk jeni as personi i detyres per ta bere kete. Te lutem hap mikrofonin zoti kryetar.
Arben Ristani Qetesohu nuk ta hap mikrofonin se po flas une kur te mbaroj une do te hap ty telefonin.
Deshira Subashi me mikrofon fikur Hape zoti kryetar nuk mundet ju te flisni per ato qe une gjykoj.
Arben Ristani Nuk me pengon ti te flas. Po ju them per rregull te mbarevajtjes se punes.
Deshira Subashi me mikrofon fikur Mbledhjen e komisionit e drejtojme te dy sipas nenit 20 te Kodit Zgjedhor.
Arben Ristani Mbledhjen e drejtoj une. Pastaj...
Deshira Subashi me mikrofon fikur Ju nuk mund te me mbyllni ne menyre arrogante mikrofonin.
Arben Ristani Te lutem te lutem.
Deshira Subashi me mikrofon fikur Atehere vazhdoni dhe beni vendimmarrjen tuaj.
Arben Ristani Mendova qe sigurisht do te qendronit te debatonit mbi bazen e ligjit. Rrini dhe beni detyren.
Pandeli Varfi me mikrofon fikur Detyren ne duam ta bejme por nuk po na lini ju. Nuk je ti per te na vene nota ne. Ti sillesh si xhandar nuk sillesh si kryetar...
Arben Ristani Nuk po sillem ashtu ju dhashe fjalen normalisht. Diskutimi behet sic u nis te behej mbi bazen e ligjit. Po thosha se po te ishte bere keshtu dhe ne mbledhjen e kaluar do te ishte shume mire se me siguri do te kishim rene dakord dhe do te kishim miratuar vendimin qe u miratua.
Kujtim Osmani me mikrofon fikur Leri te dy te flasin.
Arben Ristani Ja ta mbaroj. Duke iu referuar pretendimeve qe u dhane. Nenkryetarja iu referua nje udhezimi qe ka dale ne 2003-in dhe qe i referohet Kodit Zgjedhor te 2003-it.
Deshira Subashi dhe Pandeli Varfri largohen nga mbledhja Artan Laze qendron
Arben Ristani Udhezimi per shkak se Kodi Zgjedhor eshte ndryshuar disa here eshte udhezim qe e ka humbur efektin e tij. Pervec kesaj duhet te keni parasysh qe me pas ka dale ligji per mbartjen e te dhenave personale dhe lista e zgjedhesve e cila ndodhet ne kutine e materialeve zgjedhore ne baze te ligjit permban te dhena personale qe kane trajtim te vecante dhe duhet patjeter qe KQZ te marre parasysh ligjin. shte kjo arsyeja qe me urdhrin qe doli ishte parashikuar po i njejti sistem i qarkullimit te dokumentacionit pra nga KQZ lista do te shkoje ne Arkivin e Shtetit por ne kete rast do te futet ne nje dosje me vete kaq eshte e gjithe permbajtja e urdhrit. Sa i perket menaxhimit te institucionit dhe menyren se si qarkullon cdo gje ne kete komision kompetenca eshte e KQZ-se. Ne zbatim te vendimeve te KQZ-se dalin dhe urdhrat e kryetarit dhe nenkryetares. Nese do te ishit kunder qe lista te shkoje ne Arkivin e Shtetit ate thoni por besoj se jemi korrekt me ligjin.
Artan Laze Kjo mbledhje filloi shtrember vazhdoi shtrember dhe do te perfundoje ashtu.
Arben Ristani Pse mendoni se filloi shtrember
Artan Laze Te mbaroj une. Kini durim te me degjoni.
Arben Ristani Ta diskutojme se nuk ka ndonje problem.
Artan Laze Kini durim te me degjoni. Mos vazhdoni me me shkelje ligjore.