E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Burgosja e materialeve opozita merr permase tjeter

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka reaguar dje ndaj dergimit te procesverbalit dhe listes se votuesve me qese te vecanta ne Arkivin e Shtetit

Prania e opozites ne KQZ-ne e dhunuar nga nje lolo i Saliut humbet cdo kuptim por edhe veprimi opozitar merr nje permase edhe me te kushtezuar


TIRAN - Paralelisht me zhvillimin e seances se KQZ-se per proceduren qe do te ndiqet mbi dergimin e materialeve ne Arkivin e Shtetit nga selia roze kryetari i Partise Socialiste Edi Rama paralajmeroi se nese fletet do te burgosen ne arkiv per 25 vjet atehere opozita do te pershkallezoje qendrimin e saj. Ne Kod kemi shkruar bashkerisht se pa kunderfirmen e perfaqesuesit te opozites ne KQZ zevendeskryetarit te KQZ-se cdo akt i KQZ-se qe mban vetem firmen e kryetarit te vet eshte i pavlefshem.


Nese edhe ky akt final i vetedemaskimit te Saliut si kusar votash hyn forcerisht ne fuqi jo vetem prania e opozites ne KQZ-ne e dhunuar nga nje lolo i Saliut humbet cdo kuptim por edhe veprimi opozitar merr nje permase edhe me te kushtezuar nga pesha e dhunes se paligjshme qeveritare - paralajmeroi Edi Rama.


Gjate nje komunikimi me mediat kryesocialisti ndersa komentoi situaten politike ne vend beri te ditur se marredhenia e opozites me Parlamentin mbetet plotesisht e kushtezuar. Prania jone ne Parlament nuk vihet ne dyshim.


Perpjekjet tona per te futur Parlamentin dhe vendin ne rrugen e duhur nuk do te shterin ashtu sikunder nuk shter as durimi as forca as fuqia e bashkimit tone per te kerkuar ate qe kerkojme prej nje viti e gjysme dhe per te luftuar me keqqeverisjen e me korrupsionin sic luftojme prej nje viti e gjysme pasi zgjedhjet u vodhen port vjedhur Shqiperine - shprehu angazhimin e opozites Edi Rama.


Lideri i opozites ritheksoi se opozita nuk do te terhiqet nga kerkesa dhe e drejta e saj per te realizuar transparencen. Njekohesisht ata qe nga ky veprimi i fundit i mbremshmi marrin mesazhin se nuk ka problem merrini parate e korrupsionit dhe mbushini kutite ta harrojne se duke e ribere nje gje te tille do te mbeten perseri te mbrojtur nga keto akte te pavlefshme qe hyjne forcerisht ne fuqi por qe zhbehen me nje te rene te lapsit ne momentin kur fuqia qe i mbeshtet rrezohet - vleresoi kreu i PS-se vendimin e KQZ-se per djegien e fleteve.


I pyetur mbi qendrimin qe do te mbaje selia roze ne zgjedhjet lokale pas djegies se fleteve kryestari Rama nenvizoi se mospjesemarrja ne keto zgjedhje nuk eshte nje opsion. Asnjehere askush nder ata qe jane nder frontin opozitar nuk e kemi pare endrren qe e shikon Saliu e shikon Iliri e shikojne te tjeret me radhe ne kompanine qe keqqeveris sot Shqiperine qe opozita te mos marre pjese ne zgjedhje. Ky nuk eshte opsion nuk ka qene opsion dhe nuk do te jete opsion. Ne Saliu na ka dhe do na kete perballe - deklaroi Rama.


Meta Djegia e fleteve te votimit i takon KQZ-se

TIRAN - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta njeheresh zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise deklaroi dje se opozita i ka pasur te gjitha mundesite per te realizuar hetimin parlamentar. Lidhur me djegien e fleteve te votimit ky eshte nje vendim qe i takon KQZ-se dhe une nuk deshiroj te beje komente mbi kete vendim. Por mund tju them qe vete LSI eshte terhequr prej gati dy muajsh nga hetimi i fleteve te votimit.


Dhe se dyti nuk do te ishte normal nje veprim i tille nese PS prej kohesh gje qe eshte kerkuar jo vetem nga mazhoranca por edhe nga faktori nderkombetar do te kishte kerkuar ne Gjykaten Kushtetuese interpretimin mbi mundesine e hetimit apo te rinumerimit te fleteve te votimit. Atehere po qe ky vendim do te ishte nje vendim i nxituar - komentoi Meta djegien e fleteve te votimit.


Por nenvizoi ai perderisa per gati nje vit e gjysme nuk u shpreh asnje interes mbi kete drejtim dhe perderisa u pranua publikisht vetem dy muaj me pare qe nuk kishte me interes per te rinumeruar fletet e votimit aq me teper nuk kishin kerkuar asnjehere rinumerim te fleteve te votimit kjo eshte nje ceshtje qe i takon ne menyre ekskluzive KQZ-se.


Haxhinasto Viti diplomatik u hap me ngjarje te rendesishme

TIRAN - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto konsideroi dje se viti diplomatik 2011 hapet me nje ngjarje te rendesishme sic eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga Shteti i Katarit. Kam kenaqesine gjithashtu qe tju informoj se vetem para pak javesh ne Katar u hap ambasada e Republikes se Shqiperise.


Ky eshte nje tregues i rendesishem i asaj strategjie qe ne kemi ndjekur e cila konsiston ne rritjen e bashkepunimit me te gjitha vendet e botes ne funksion te zhvillimit te marredhenieve dypaleshe me Shqiperine por edhe te kontributeve qe keto vende japin ne rajon dhe pertej tij - deklaroi Haxhinasto.


Sipas tij eshte e rendesishme per tu thene se vendimi i qeverise se Katarit ka ndikuar drejtperdrejt ne konsolidimin e institucioneve te Kosoves dhe gjithashtu ka rritur treguesit e paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit. Per kreun e diplomacise shqiptare vendimi i Katarit per njohjen e pavaresise vjen ne nje moment te rendesishem kur per shtetin e Kosoves si dhe luftes clirimtare te saj eshte ngritur nje fushate denigruese nepermjet raportit dhe reporterit te Keshillit te Europes.


Ai shprehu besimin se njohje te reja do te vazhdojne dhe kjo do te jete pergjigja me e merituar ndaj ketij raporti dhe ndaj fushates kunder Kosoves dhe procesit te njohjeve te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›