E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirio Nushi troket ne Hollivud...

Lirion jo te gjithe e njohin...jo se eshte artist me pak i suksesshem se keta qe njihen por sepse eshte artist i nje lloji te vecante. Ai shkruan...kendon...dhe endrren e tij me te madhe ka te realizoje nje film. Film per Skenderbeun.


Tekstet dhe muzika e tij jane me shume te karakterit epik. Ne to nderthuren elemente te ndryshem te traditash dhe krahinash nga ajo came deri tek arbereshet e Italise. Kenget Malli im dhe Eksodi jane dy nga kenget tuaja me te spikatura kohet e fundit madje se fundmi jane bere dhe kolone zanore e filmit
Dreaming american me regjisoret hollivudiane Lw Percy dhe Barbet Schroeder.


Ku e gjen me shume veten arti juaj dhe ku anon me shume - nga filmi apo
muzika


Aty ku jane problematikat me serioze te Shqiptareve. Arti im deri tani
ka qene nje forme shprehese nje klithme spirituale e shpirtit te vuajtur
te shqiptareve e njohjes se vetvetes si komb dhe prekje deri ne zemer
tek e thjeshta jone njerezore qe flet shqip edhe atje ku nuk e dine gjuhen
tone por qe e ndjejne po njesoj si ne dhe nuk anon as nga filmi as nga
muzika sepse ndjej se kam forcen dhe horizontin njohes per ti bere shume
mire te dyja.


Shume nga projektet tuaja jane financuar nga Ministria e Kultures Rinise
dhe Sporteve se Kosoves. Na ben habi fakti pse e Kosoves dhe jo Ministria
shqiptare


Sepse politikanet shqiptare nuk arrijne akoma te perceptojne se arti eshte arma e vetme qe mbron dhe mban gjalle identitetin e nje Kombi. Per momentin rreth 20 vjet ata jane shume te ngarkuar me perceptime te tjera...


Ne nje prej filmave te mi dokumentar nje personazh arberor-arvanit shprehet - Shqiperia nuk u be qendra e shqiptareve ne Ballkan Kosova do te behet me duket... Koha do te na ndeshkoje dhe do te tallet me ne sic na ka ndeshkuar atehere kur greket fustanellen shqiptare e kane tashme veshjen e tyre kombetare kur vallen e bukur came e kane valle kombetare dhe popullin cam as qe nuk e njohin.


Ne kujtohemi shume vone per bijte me te mire te shqipes sikurse u kujtuam tragjikisht shume vone per Nenen Tereza... Ne kemi harruar te shkruajme historine per Arbereshet per Arvanitet-Arberore te Greqise per gjymtyret tona te prera - te shqiptareve te Kosoves Maqedonise Malit te Zi Kroacise... etj. Ne kemi harruar te duam te bukuren dhe te respektojme njeri- tjetrin.


Kenget Malli im dhe Eksodi jane dy nga kenget tuaja me te spikatura
kohet e fundit madje se fundmi jane bere dhe kolone zanore e filmit
Dreaming american me regjisoret hollivudiane Lw Percy dhe Barbet Schroeder.. Na tregoni dicka me teper per kete projekt...


Pasi regjisorja e famshme suedeze Lissi Gustafsson e cila i ka perzgjedhur keto kenge per kanalin suedez TV4 per dokumentarin e saj. Kenget Malli im dhe Exodus jane perzgjedhur serish si kolone zanore ne filmin Dreaming american me regjisoret hollivudiane Lw Percy dhe Barbet Schroeder regjisore qe kane realizuar filmat me Angeline Jolie ku protagonist do te jete aktori me origjine shqiptare PRAQ RADO. Gjej rastin te falenderoj nga zemra te gjithe ata qe me besuan dhe mbeshteten pergjate ketij udhetimi te deritanishem pa rezerva.


Kjo eshte nje arritje e madhe. Ju nuk perfaqesoni me vetveten por gjithe Shqiperine. Si ju ben te ndiheni kjo


I rezervuar per tu gezuar maksimalisht deri ne momentin final por ne formen me te thjeshte njerezore shume krenar dhe i lumtur qe muzika dhe arti im do te kene shansin e bukur te perfaqesojne Shqiperine ne keto nivele te larta me vemendje mediatike nderboterore te cilat jane kultet dhe kulmet e suksesit te enderruar per cdo artist.


Nuk eshte hera e pare qe muzika ime gjen vendin e saj brilant jashte kufijve te Shqiperise por ne kete rast une shpresoj te marr fuqine per te arritur tek fillimi i nje enderr te madhe realizimin e filmit SCANDERBEG. Vetem atehere do ndjehesha i plotesuar ne art.


Jane me qindra mesazhe cdo dite nga Shqiptare nga e gjithe bota qe me thone Lirio vetem ti mund ta besh filmin per Skenderbeun... por une e di akoma qe kjo nuk mund te behet pasi ne akoma nuk kemi nje liber te plote per heroin tone mbi te cilin do te duhet te bazohet skenari dhe per kete do te duhen te pakten pese vjet pune e kushdo qe do te merrte nje iniciative te tille ne keto kushte ... do te realizonte vecse nje donkishotizem.


Ne art ka miq por dhe armiq. Ka pasur njerez qe kane reaguar keq


Ne Shqiperi nuk ka armiq ne art - jane te gjithe armiq te artit ne 95 te rasteve. Pese per qind qe mbeten te bejne art jane miqte e mi sepse e shohim artin me te njejtin kendveshtrim dhe e perceptojne po njesoj si nje mision te larte per kombin tone dhe nje plotesim personal shpirteror qe pastron shpirtrat e bere pis.


Ju keni bere nje permbledhje me kenge arbereshe. Pse kjo lidhje me arbereshet dhe cila eshte gjeja qe vleresoni me shume tek ai popull.

Ai popull jemi ne jemi njesoj dhe te gjitheve na rrjedh nje gjak shqiptari. Perse cuditen gazetaret ne Shqiperi kur shohin nje vellim muzikor me nje identitet te caktuar... Si p.sh. Kenge arbereshe


Fort mire mund te kishim kenge nga eposi i Kreshnikeve polifonia shqiptare...etj. Mendoj se vetem me pune te tilla do te mund ti tregojme botes dhe pasardhesve tane se kush jemi dhe kush kemi qene pasi e ardhmja qe te mbeshtetet ka domosdoshmerisht nevoje per rrenje dhe arbereshet jane rrenjet tona.


Na treguat se keni ndjekur disa miqte tuaj gjate provave ne festivalin e RTSH po Lirio vete pse mungoi


Sepse nese shkoj dua qe te jem fitues dhe festivalet ne Shqiperi akoma nuk e kane gjetur se cili duhet te fitoje...


Sa e veshtire eshte te besh art ne kohet e sotme


shte nje zgjedhje arti eshte nje zgjedhje e veshtire. Duhet te jesh i forte mos te ndryshosh per tu pershtatur por te pershtaten ata qe do te ndjekin. Arti i mirefillte nuk eshte komercial nuk behet per te perfituar ekonomikisht por ka nevoje per mbeshtetje kjo eshte veshtiresia me e madhe. Ka 20 vjet qe ne Shqiperi nuk behet Art i mirefillte. Fondet qe jepen keqtrajtohen dhe nese mendon qe une nuk jam financuar asnjehere nga institucionet Shqiptare vetekuptohet se sa e veshtire eshte te besh art. Por me e veshtira e artit eshte mosvleresimi mosnjohja e vlerave nga e mosvlerave shenjat e barazimit.


Artet gjithmone jane vleresuar maksimalisht nga fisniket e shoqerise dhe te jesh fisnik jo domosdoshmerisht duhet te jesh i pasur materialisht dhe kete mua ma tregojne komentet e bukura dhe mesazhet qe me dergojne cdo dite shqiptaret e mencur dhe fisnik qe i japin vlere artit tim dhe e bejne me pak te veshtire si udhetim e bejne te lumtur dhe ne ato momente ti ndjehesh i gezuar qe ke zgjedhur te jetosh brenda nje bote te tille qe edhe pse
rrugeton si te tjeret te duket vetja si nje planet i vogel ne kufijte hyjnor.


PYETSORI I PRUSTIT

Tek nje grua vleresoj besnikerine
fare eshte lumturia absolute per ju
Thelbi i ekzistences njerezore.

fare ju ben te zgjoheni ne mengjes
Shpresa

Hera e fundit qe keni qeshur me shpirt
Kur pash niperit dhe mbesat e mia.

Tipari kryesor i karakterit tuaj
Sinqeriteti - Vertetesia.

Defekti juaj kryesor
Besoj tek njerezit edhe kur ata nuk i njoh mire.

Ndaj cilave gabime jeni me tolerant
Gabimeve qe behen nga dashuria.

Hera e fundit qe u perlotet
Humbja e babait tim.

Cilat personalitete historike vleresoni me shume
Skenderbeu Girolamo De Rada I .Q.Bej Vlora Mbreti Zog I. Rugova.

Udhetimi juaj i preferuar
Atje ku skam shkuar akoma.

Shkrimtaret tuaj me te dashur
Paolo Coelho dhe Doreshkrimet e vjetra origjinale.

Cilin virtyt vleresoni me shume tek nje burre
Mbajtja e Fjales

Tek nje grua
Besnikeria

Kompozitori juaj i preferuar
Te Gjithe Kompozitoret Epike

Kenga qe fershelleni kur beni dush
Ajo qe do te bej ne te ardhmen.

Libri qe ju la mbrese te pashlyeshme
Pulebardha e Xhonatanit.

Filmi qe ju la mbrese te thelle
POSTJERI kushtuar Pablo Neruda.

Piktori juaj i dashur
Te gjithe piktoret e periudhes se Rilindjes.

Ngjyra juaj e preferuar
Bluja Transparente

Ke konsideroni si suksesin tuaj me te madh
Ate qe skam arritur ende...

fare eshte ajo per te cilen pendoheni me shume
Nje nate vjeshte

fare urreni me shume ne kete bote
URREJTJEN

Frika juaj me e madhe
DASHURIA MARRAMENDSE

Ne cfare rastesh zgjidhni te thoni genjeshtra
PR T BR DIK T NDJEHET MIR.

Keni dhene ndonjehere ryshfet
PO - Ryshfeti eshte arma kunder burokracise.

Cila eshte motoja juaj
Me duaj deri ne kufijte qe te mos prishesh boten time.

Po te ndodhte te takonit Zotin cfare do ti thoshit
Lejo qe mjekesia te sheroje cdo semundje dhe problem me shendetin fizik dhe
mendor.

Ne cfare gjendje shpirterore gjendeni kohet e fundit
PAQSORE.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›