E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykate arrest shtepie djalit te Dades

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Besnik Dabullën, i akuzuar për plagosjen e shtetasit Edrin Lufi.

Mbrëmjen e 5 dhjetorit, Dabulla, i biri i deputetes socialiste Arta Dade, qëlloi me armë zjarri Lufin, nipi i ish-kryeministrit komunist të Shqipërisë, Adil Carcani.

Për këtë vepër penale, prokurorët e cështjes kanë kërkuar 20 burg për të riun, por avokatët e tij paraqitën një akt noterial të të plagosurit.

Edrin Lufi deklaron në aktin në fjalë se plagosja e tij ishte aksidentale dhe se ka raporte shumë miqësore me Dabullën.

Në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte i pranishëm edhe shtetasi Shkëlzen Hoxha, nip i diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili deklaroi se nuk kishte parë asgjë nga konflikti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›