E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria, vend i lakmueshëm për investimet

Kryeministri Berisha deklaroi sot se Shqipëria ka arritur të jetë një vend i lakmueshëm për investimet. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi se në këtë kohë krize është me rëndësi jetike përmirësimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i klimës për biznesit.
 

“Arritëm të kemi një vend të lakmueshëm, një pozicion të lakmueshëm në botë për mbrojtjen e invesitmeve, të kemi një raport mes produktivitetit dhe pagave por ne kemi pozicione dekurajuese siç ishin lejet e ndërtimit që po i japim një përgjgije përfundimtare. Ky process ishte shndërruar në procesin më labirintik dhe të paimagjinueshëm” ka theksuar Berisha .

Kryeministri Berisha gjithashtu kërkoi që të zbriten hapat që duhen për të regjistruar një biznes duke e çuar në 1 siç e ka edhe Zelanda e Re. “Ne vendosëm që numri i hapave për regjistrimin e biznesit nga 5 të zbritej në 2 por ka një vend që ka vetëm një hap dhe kjo është Zelanda e Re dhe në mbledhjen tjetër të task forcës do të aplikohet ky model” ka shtuar më tej Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë i është rikthyer sërish lejeve të ndërtimit duke theksuar se dhënia e lejeve do të zbritet nga 390 ditë në 35 ditë ndërsa nga 24 procedura burokratike do të mbetetn vetëm 5 të tilla. 

Kryeministri Berisha e cilësoi si të papranueshëm afatin prej 45 ditëve të vendosur për lidhjen e energjisë duke theksuar se Shqipëria do të ndjekë modelin e Gjermanisë e cila këtë afat e ka prej 17 ditësh.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›