E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata administrative replika per rekrutimet e gjykatesve dhe seancat

Diskutimet Rusmali E shohin kodin si Bibla. Kalojne ndryshimet e fundit

Pas dy vjetesh nis ne brendesi diskutimi i projektligjit per gjykaten administrative ku palet rane dakord te kalojne kater nenet e para te relatuara nga socialisti Armando Subashi. Dy forcat politike PS dhe PD u duken te qeta dhe me nje konsensus te vendosur me heret kurse debatet e zhvilluara dje ne Komisionin Parlamentare te Ligjeve ishin te karakterit teknik dhe konstruktiv.

eshtja e diskutuar gjate ishte rekrutimi i gjyqtareve qe do te merren me ceshtjet administrative specifike sipas ligjit te ri qe lidhen me biznesin individin ne raport me denimet administrative. Anetari demokrat i komisionit Enkelejd Alibeaj ne emer te Unionit te Gjyqtareve shprehu dyshimet qe kjo kategori kishte per rekrutimin e tyre per funksionet qe do te kene te gjykata administrative. Sqarimi i menjehershem erdhi nga zv/ministrja e Drejtesise Brikena Kasmi sipas se ciles ne ligjin e ri eshte percaktuar qarte procedura e rekrutimit dhe per rastet e mosparashikuara ne te do te perdoret Kodi Civil. Ne fakt gjykatesit ketij te fundit i referohen i cili nuk perputhet me percaktimet e ligjit gje qe ka shkaktuar konfuzion Gjyqtaret kane nje problem e shohin Kodin si Bibla dhe se nuk ka gje tjeter tej saj kurse anetarja socialiste ne komision tha se gjykata administrative do te gjykoje raste specifike dhe si e tille kerkon rekrutim te gjykatesve ne menyre te ndryshme.

Tjeter diskutim lidhej me paraqitjen e paleve ne procesin gjyqesor. Dihet se gangrena e sistemit gjyqesor ne vend jane mosparaqitja e paleve ne seance duke bere te mundur shtyrjen pa fund te vendimit. Duke qene se gjykata administrative kerkon ti vije ne ndihme procesit duke shkurtuar afatet atehere eshte propozuar se fundmi ne piken 4 neni 2 qe gjykata administrative sipas natyres se ceshtjes gjykon edhe mbi aktet shkresore dhe mosparaqitja e paleve nuk perben shkak per pushimin e gjykimit. Ky formulim i ri nga Ministria e Drejtesise nuk gjeti mbeshtetjen e socialistit Subashi. Sipas tij kjo duhet ndryshuar me kete permbajtje gjykata administrative sipas natyres se ceshtjes shqyrton ceshtjen gojarisht ose mbi baze dokumentesh dhe mosparaqitja e paleve nuk perben shkak per pushimin e gjykimit. Ketu palet nisen te diskutonin dhe serish Kasmi nderhyri duke thene se shume vende te BE-se praktikojne ate procedure te paraqitur nga qeveria. Ai qe konfuzoi me shume anetaret ne komision ishte specialisti i Euralius sipas te cilit ne shume vende aplikohet paraqitja e shkresave nga palet dhe jo paraqitja fizike e tyre ne varesi te ceshtjes. Diskutimet u nderprene per te rinisur te henen pasi te jene sqaruar disa pika te debatuara me Ministrine e Drejtesise.

LAJMI FUNDIT Berisha garanton Sannino dhe SequiDo jemi dakord me propozimin e PS per imunitetet 12 minuta me pare ... Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot ne takim e radhes ... Jahjaga i kerkon kreut te UNMIK Nuk mund te lejojme zgjedhjet serbe  3 ore me pare ... Presidentja e Republikes se Kosoves Atifete Jahjaga ka takuar mbermjen ... Lutfi Haziri Shqiptaret ne Maqedoni pa te drejta 3 ore me pare ... Maqedonia duhet te marre si model statusin e serbeve te ... Sannino viziton neser Tiranen ne rend te dites ceshtja e 12 kritereve te BE 15 ore me pare ... Drejtori per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sannino mberrin neser ... Leskaj ne kuvend Demi financiar 6.7 miliarde leke  23 ore me pare ... Sipas tij marredheniet e KLSH dhe prokurorise jane te zbehta ... Hashim Thaci krijon qeverine ne hije per Prishtinen 1 dite me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci mund te jete i interesuar ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›