Sannino,Berisha:Plani i veprimit,gjithëpërfshirës
TIRANE- “Suksesi i planit te veprimit per rekomandimet e KE ne kuader te integrimit te vendit ne BE do te jete sukses i te gjitha paleve”.
Keshtu eshte shprehur drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, gjate mbledhjes se Komitetit Nderministror per Integrimin, kryesuar nga kreu i qeverise, Sali Berisha.
Ai ka vleresuar deklaraten e kryeministrit per nje proces gjitheperfshires jo vetem te forcave politike, por edhe te shoqerise civile dhe ka pergezuar per dokumentin me planin e veprimit qe Berisha i ka dorezuar.
Sannino: Veproni bashkë, perfundoni reformen zgjedhore
Jam dakord me atë që kryeministri tha për faktin që të gjitha forcat politike dhe shoqëria civile ka qenë e përfshirë. Të zbatohen veprimet e planit dhe gjithë politika është pas këtij projekti. KE dhe BE ju përgëzon për këtë frymë konstruktive të bashkëpunimit që ekziston mes forcave politike dhe ju inkurajon për këtë. Fyle ka theksuar faktin se është e rëndësishme që axhenda evropiane të jetë axhenda kombëtare e Shqipërisë. Theksoj që suksesi i zbatimit të këtij plani do të jetë suksesi i të gjithë pa
lëve së bashku- tha Sannino.
Ai vlerësoi edhe punën e deritanishme që është bërë për reformën zgjedhore, duke kërkuar të finalizohet sa më shpejt. Ndaj me ju vlerësimin që është e rëndësishme që puna të përfundojë sa më shpejt, në javët në
vijim, që të sigurohemi që zgjedhjet vitin tjetër të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam kuptuar që puna e bërë është e rëndësishme, por shpresojmë që të mbyllet në javët në vijim. Theksoj që ne ju përgëzojmë për frymën konstruktive me të cilën forcat politike po punojnë dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë- tha ai.
Sipas Sanninos edhe angazhimi për heqjen e imuniteteve është shumë i rëndësishëm, pasi është një nga shtyllat kyce në luftën kundër korrupsionit. Ne do mirëpresim një hap të rëndësishëm, marrëveshje për të hequr imunitetet sipas modaliteteve që do të bien dakord të gjitha forcat politike në vend- theksoi ai.
Berisha i dorezon Sanninos planin e veprimit
Kreu i qeverisë ka deklaruar se integrimi është prioritet i qeverisë që drejton, duke kërkuar që të gjitha partitë të bëhen bashkë për plotësimin e rekomandimeve, pasi të gjitha e kanë në planin e tyre integrimin.
Ai ka numëruar punën e bërë duke u ndaluar edhe në domosdoshmërinë për heqjen e imuniteteve.
Kam nderin t’i dorëzoj drejtorit të Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino planin e veprimit, i cili është një plan i hartuar pas një pune shumë serioze të përbashkët të të gjitha forcave politike, mazhorancës dhe opozitës, shoqërisë civile dhe me një ndihmë direkte serioze të Komisionit Europian, përfaqësues të të cilit gjatë gjtihë kësaj periudhe kanë patur në epiqendër ndihmën e vendit tonë për të çuar përpara reformat e nevojshme për procesin e integrimit ka theksuar Berisha.
Sannino ne Tirane, takohet me Berishen

Stefano Sannino
Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino e ka nisur axhenden e takimeve ne Tirane me nje takim me kreun e qeverise shqiptare, Sali Berisha. Ne kete takim, Sannino eshte shoqeruar nga ambasadori i BE-se, ne vendin tone, Etore Sekui.
Mesohet se synimi i vizites, vetem nje dite pas mbylljes se Konferences se Stabilizim Asociimit, mes Shqiperise e BE, eshte përshpejtimi dhe realizimin në kohë i 12 rekomandimeve, te lena si kusht per integrimin e vendit ne BE.
Sipas axhendes ai do te zhvilloje takime me Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe kreun e shtetit.