Berisha sulmon Ramen nga Budapesti
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje ne Budapest takime me drejtues te larte te shtetit hungarez dhe mori pjese ne veprimtari ceremoniale qe u organizuan per nder te tij. Dje kreu i qeverise shqiptare zhvilloi nje takim me kryetarin e Parlamentit hungarez Laszlo Kover ne te cilen iu konfirmua mbeshtetja per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Gjate takimit kreu i qeverise gjati rastin te theksoje se lideri i opozites e kishte bllokuar ne te shkuaren kete proces. Me pas Berisha zhvilloi nje takim me Presidentin e Hungarise Pal Schmitt gjate te cilit u fol per arritjet ne te dy vendet dhe Berisha gjeti rastin te promovonte bukurite natyrore te Shqiperise per zhvillimin e turizmit. Ne kete vizite Berisha zhvilloi nje takim interesant edhe me kryetarin e Bashkise se Budapestit Istvan Tarlosh. Ne takim u rikonfirmuan marredheniet tradicionale miqesore midis te dy popujve dhe vullneti per ti zgjeruar e thelluar ato ne te ardhmen. Sipas zyres se shtypit te Kryeministrise Tarlosh e informoi Kryeministrin Berisha per bashkepunimin e vendosur tashme me Bashkine e Tiranes dhe kryebashkiakun Basha dhe se pret me kenaqesi te vije per vizite ne Tirane per te evidentuar fushat per thellimin e ketij bashkepunimi. Berisha zhvilloi ne Hungari edhe nje takim te ngrohte me diasporen shqiptare atje. Kryeministri shqiptar zhvilloi nje vizite ne Muzeun e Terrorit ne Budapest i cili evokon te shkuaren naziste dhe komuniste te ketij vendi.
LAJMI FUNDIT Berisha garanton Sannino dhe SequiDo jemi dakord me propozimin e PS per imunitetet 12 minuta me pare ... Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot ne takim e radhes ... Jahjaga i kerkon kreut te UNMIK Nuk mund te lejojme zgjedhjet serbe 3 ore me pare ... Presidentja e Republikes se Kosoves Atifete Jahjaga ka takuar mbermjen ... Lutfi Haziri Shqiptaret ne Maqedoni pa te drejta 3 ore me pare ... Maqedonia duhet te marre si model statusin e serbeve te ... Sannino viziton neser Tiranen ne rend te dites ceshtja e 12 kritereve te BE 15 ore me pare ... Drejtori per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sannino mberrin neser ... Leskaj ne kuvend Demi financiar 6.7 miliarde leke 23 ore me pare ... Sipas tij marredheniet e KLSH dhe prokurorise jane te zbehta ... Hashim Thaci krijon qeverine ne hije per Prishtinen 1 dite me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci mund te jete i interesuar ...