E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria vend i zhvilluar në 2017-ën!!!

Fjalimin e tij të parë në sesionin e ri të Kuvendit të Shqipërisë Berisha e filloi me premtimin se kjo mazhorancë do ta bëjë Shqipërinë vend të zhvilluar në vitin 2017. Sipas PNUD-it, vende të zhvilluara konsiderohen ato që renditen në 43 vendet e para të listës që i rendit ato në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor. Ky indeks ndërtohet duke ponderuar treguesit e të ardhurave për frymë, jetëgjatësisë, arsimimit, nivelin të varfërisë, etj. Aktualisht, vendin e 43-të në këtë listë e zë Bahamas, që ka mbi 24.000 dollarë të ardhura për frymë. Ndërsa Shqipëria nuk ka as 3.700 dollarë të ardhura për frymë. Që ne të arrijmë pas 6 vjetësh nivelin e të ardhurave për frymë që ka sot Bahamas, duhet që Produkti i Brendshëm Bruto i Shqipërisë të rritet mesatarisht 37% në vit. Sipas parashikimit të Ministrisë së Financave, rritja e Produktit të Brendshëm Bruto do të jetë në nivelin 3-4% në tri vitet e ardhshme.

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/9/5/berisha-shqiperia-vend-i-zhvilluar-ne-2017-en

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›