E Shtunë, 31 Tetor 2026

ProCredit Bank promovon kulturën e kursimit në Shqipëri

Administroni me zgjuarsi të ardhurat personale dhe përdorni kursimet për të realizuar qëllimet tuaja! Kjo është këshilla që ProCredit Bank jep nëpërmjet fushatës së kursimit të lançuar së fundmi. Duket si një kontradiktë për një institucion financiar që krijon të ardhurat nga kredidhënia, por në fakt nuk është ashtu për ProCredit Bank, ku kultura e kursimit është një nga vlerat e saj themeluese. Specialistët e ProCredit Bank sugjerojnë që prindërit të inkurajojnë fëmijët që herët të kenë sensin e burimeve të tyre “të pavarura” financiare që shtohen me shpërblimet për punët e vogla dhe sjellin në fund të vitit realizimin e dëshirave të tyre. Ketri Prokid është një llogari kursimi për fëmijë, nga e cila mund ta nisim edhe më të vegjlit. Një instrument që na vjen në ndihmë, kur nuk jemi mësuar të kursejmë rregullisht, është Urdhri Automatik, lënia mënjanë e një shume të caktuar mujore direkte në momentin e marrjes së pagës, rrjedhimisht: Ne nuk i harxhojmë paratë që nuk i shohim. Nëse ky urdhër automatik është i përmuajshëm për periudha 1, 2 apo 3-vjeçare, atëherë përfitojmë edhe një bonus ekstra mbi shumën e kursyer. Një klient i ProCredit Bank nuk ka nevojë të kalojë nga Banka sa herë që dëshiron të kursejë një shumë apo të shpenzojë për diçka. Shërbimi i internet Banking i siguron atij menaxhimin online të llogarisë personale nga shtëpia apo zyra, pa humbur kohë. Kursimi është kulturë dhe si e tillë në vendet e përparuara mbështetet në politika të mirëstudiuara që ndërtojnë vlerën e respektit për paranë e fituar me djersë. E dalë nga moda gjatë bumit konsumator, kultura e kursimit duket se po kthehet sërish në vëmendjen e bankave dhe qeverive që morën një mësim nga kriza dhe tani po ndërtojnë politika promovuese në mënyrë që të sigurojnë balancat e tregut financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›