Berisha Shqiptaret mbeshtesin Libine e lire
Kryeministri Sali Berisha i ka derguar diten e djeshme nje mesazh kryetarit te Keshillit Transitor te Libise duke shprehur gjithe gezimin e tij per daljen nga skena njehere e pergjithmone te diktatorit Muammar Gadafi. Nje dite pasi Rama e akuzoi Kryeministrin shqiptar se i druhej vrimes se Gadafit dhe pak dite pasi u shpall clirimi i Libise nga regjim i Gadafit Berisha ka percjelle urimet ne emer te qeverise shqiptare. Kam kenaqesine e vecante qe ne diten historike per Libine dhe kombin tuaj mik te shqiptareve por edhe per cdo qytetar te lire te planetit tone te daljes nga skena njehere e pergjithmone te ish-diktatorit Muammar Gadaf tju percjell ne emrin tim te qeverise shqiptare dhe te qytetareve shqiptare pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te ngrohta e miqesore per ju personalisht per Keshillin Transitor Kombetar dhe per mbare vendin tuaj per nje epoke te re te suksesshme ne realizimin e aspirates madhore te qytetareve libiane per liri e per rindertimin e zhvillimin e metejshem te vendit. Shqiperia mbeshteti fuqishem te gjitha perpjekjet e NATO-s dhe te komunitetit nderkombetar per shpetimin e popullates se pafajshme nga masakrat qe po pergatiste regjimi i kriminelit me te madh ne historine moderne te Libise i cili meritonte ndeshkimin me te ashper qe njeh ligji nderkombetar per krimet e renda kunder njerezimit te kryera nga ish-diktatori ndaj popullit te tij. Shqiptaret festojne sot se bashku me ju kete dite te shenuar qe i jep fund roberise 42-vjecare te kombit tuaj - thuhej ne mesazhin e Kryeministrit Berisha.