E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret Granoff vlereson projektet e Fondit

Takimi

Qe prej vitit 1995 kur u prezantua per here te pare ne Shqiperi Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipermarrjes numeron dhjetera projekte. Presidenti i Fondit Majkell Granoff ishte dje ne nje takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Granoff shpjegoi mbi projektet aktuale e mbi investimet e ardhshme. Ai theksoi se ne keto vite Shqiperia ka ndryshuar ne menyre rrenjesore me rezultate te matshme dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan eshte shume i interesuar te vijoje projektet e tij ne Shqiperi. Kryetarja e Kuvendit vleresoi idete per nderthurjen e investimeve si ne pasurite kombetare ashtu edhe ne teknologjine e informacionit qe eshte e ardhmja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›