Haxhinasto drejt Brazilit per heqjen e vizave mes dy vendeve
Zv. kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u nis diten e djeshme per nje vizite zyrtare ne Brazil me ftese te ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes Federative te Brazilit Antonio de Aguiar Patriota. Gjate qendrimit ne Brazil Haxhinasto pervec bisedimeve me homologun e tij brazilian do te zhvilloje takime me zv. presidentin e Republikes me kryetarin e Komisionit te Politikes se Jashtme ne Senat etj. Ne fokus te bisedimeve do te jete intensifikimi i dialogut politik nenshkrimi i disa marreveshjeve dhe plotesimi i kuadrit institucional per promovimin e metejshem te marredhenieve ndermjet dy vendeve. Gjate vizites se Haxhinastos do te nenshkruhen keto marreveshje Marreveshja per Heqjen e Vizave per shtetasit e te dyja vendeve Marreveshja per Bashkepunimin Ekonomik midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes Federative te Brazilit Memorandumi i Mirekuptimit ndermjet dy ministrive te Puneve te Jashtme per zhvillimin e konsultimeve politike per ceshtje me interes te ndersjelle si edhe Memorandumi i Mirekuptimit ndermjet Akademive Diplomatike te ministrive te Puneve te Jashtme te Shqiperise e Brazilit. Gjate kesaj vizite ministri i Jashtem i Shqiperise do te jete i shoqeruar edhe nga nje grup biznesmenesh shqiptare si dhe do te marre pjese ne Forumin e biznesit organizuar nga Federata e Industrive te Sao Paulo-s ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise dhe Industrise se Tiranes.