Berisha Mbas rruges se Kombit do te ndertojme linjen hekurudhore Tirane - Prishtine

Administratat e te dyja vendeve do te punojne per unifikimin e standardeve per eliminimin e barrierave per rritjen e investimeve te perbashketa ne fushen e infrastruktures dhe te energjise
Mbas rruges se Kombit do te ndertohet dhe linja hekurudhore Shqiperi - Kosove ky ka qene premtimi i Kryeministrit Sali Berisha diten e djeshme gjate takimit qe pati ne kryeministri me kryetarin e Komisionit te Zhvillimit Ekonomik Infrastruktures Tregtise dhe Industrise te Kuvendit te Kosoves Zenun Pajaziti. Kryeministri Berisha theksoi se pas ndertimit te rruges se kombit ndertimit te rrugeve qe lidhin te gjitha pikat kufitare me Kosoven linjes se tensionit te larte midis dy vendeve e cila do te vendoset nen nje drejtim te perbashket do te punohet edhe per ndertimin ne te ardhmen te linjes hekurudhore mes dy vendeve duke krijuar keshtu nje standard unik per shqiptaret ne te dyja anet e kufirit. Shqiptaret e Shqiperise dhe te Kosoves tani e tutje do te jene te pandare. Mbas perfundimit te rruges se kombit nje tjeter veper e madhe na pret ajo do te jete ndertimi i hekurudhes e cila do te lidhe Shqiperine dhe Kosoven - u shpreh Kryeministri Berisha. Nder te tjera kreu i qeverise shqiptare ka shprehur vleresimin per perparimin qe ka bere Kosova dhe perpjekjet e saj per zhvillim te metejshem. Kryeministri Berisha tha se te dyja vendet kane te njejtin objektiv qe shqiptaret te arrijne statusin e nje kombi te zhvilluar dhe per kete duhet te shfrytezohen te gjitha mundesite qe krijojne te dyja administratat perkatese ne thellimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat. Sipas tij administratat e te dyja vendeve do te punojne per unifikimin e standardeve per eliminimin e barrierave per rritjen e investimeve te perbashketa ne fushen e infrastruktures te energjise etj. Gjithashtu Kryeministri Berisha gjate bisedes shprehu vleresimet me te larta per te gjithe faktorin politik kosovar per bashkepunimin e treguar per sa i perket interesave madhore te popullit te Kosoves. Politika kosovare tregoi pjekuri ne te gjitha veprimet e saj cka solli edhe ndryshimet rrenjesore ne shtetin e ri te Kosoves - vijoi ne fjalen e tij kreu i qeverise. Ndersa Pajaziti nga ana e tij falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen e vecante qe ka dhene qeveria shqiptare dhe Shqiperia per Kosoven ndersa e njohu kreun e qeverise shqiptare edhe me ecurine e mire te punimeve per avancimin e rruges se kombit ne territorin e Kosoves. Gjithashtu ai shprehu kenaqesine per sinjalin pozitiv qe Kosova ka marre nga Bashkimi Evropian per liberalizimin e vizave per qytetaret e saj. Ne takim u diskutua mbi bashkepunimin midis dy administratave per permiresimin e legjislacionit standardizimin e tij dhe lehtesimin e procedurave ne bashkepunimin midis dy vendeve. Nder te tjera kryetari i Komisionit te Zhvillimit Ekonomik Infrastruktures Tregtise dhe Industrise te Kuvendit te Kosoves beri nje permbledhje te shkurter te perpjekjeve per permiresimin e legjislacionit ne fushen ekonomike dhe privatizimit si dhe kontaktet e vazhdueshme me homologet shqiptare per bashkepunim ne kete drejtim. Gjithashtu te pranishem ne kete takim ishin edhe disa perfaqesues te forcave politike te Kosoves.