Venecia Komisioni i Reformes te nise punen
Komisioni i Venecias rikonfirmon gatishmerine per te ndihmuar politiken shqiptare ne hartimin e reformes zgjedhore por pasi Parlamenti te kete ngritur komisionin e vet te posacem. Ne nje konference per shtyp sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Markert dhe perfaqesues te OSBE/ODIHR-it kane nenvizuar edhe njehere faktin se rekomandimet e bera ne raportin e zgjedhjeve te 8 majit jane nje baze per te nisur punen dhe se vendimmarresit shqiptare nuk kane pse presin opinionin e Komisionit ne datat 16-17 dhjetor. Jemi ketu te kontribuojme per reformen zgjedhore te Shqiperise. Do te nxjerrim nje opinion ne mes te dhjetorit por disa perfundime jane gati tani. E para eshte nisja e punes dhe ngritja e nje komisioni parlamentar per reformen zgjedhore. eshtjet jane te qarta tani duhet qe Parlamenti te filloje te punoje mbi opinionet. Me 16-17 dhjetor do kemi nje opinion me te qarte per te adresuar ceshtjet e OSBE/ODIHR-it. Jemi gati te punojme me komisionin parlamentar. Ne nuk punojme me partite politike por me trupat zyrtare. Ne jemi per te ofruar keshilla dhe ekspertizen e duhur - theksoi Markert. Ai ka rikujtuar se Komisioni nuk vendos bashkepunim me parti politike nje element ky qe ngre pikepyetje mbi mundesite e PS-se per te certifikuar jashte komisionit parlamentar propozimet e veta per kodin zgjedhor. Te njejten gje ka shprehur edhe perfaqesuesi i OSBE/ODIHR-it duke unifikuar qendrimin me Markert. Kemi qene ne Shqiperi edhe muajin e kaluar. Kjo vizite e perbashket me Komisionin e Venecias tregon qe OSBE/ODIHR-i eshte i gatshem per te ndihmuar komisionin parlamentar per te zbatuar rekomandimet per reformen zgjedhore - theksoi ai.