Berisha Shqiptaret ne Malin e Zi kane bere progres
Në vijim të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri Berisha u takua edhe me Presidentin malazez Filip Vujanoviç.
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për progresin që shqiptarët kanë bërë në Mal të Zi.
Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Mali i Zi i ka dhënë në vijëmësi çështjes së shqiptarëve në Kosovë dhe njohjes së Republikës së Kosovës duke e konsideruar atë si një kontribut në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. “Pavarsia e Malit të Zi dhe e Republikës së Kosovës e ka bërë Rajonin e Ballkanit më të lirë se kurrë”, theksoi kryeministri Berisha.
Nga ana e tij, Presidenti Vujanoviç vlerësoi progresin e rëndësishëm dhe arritjet që ka shënuar qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe, të cilat e kanë transformuar dhe shndërruar Shqipërinë në një destinacion shumë tërheqës për investime të huaja, si edhe për turistët.
Presidenti Vujanoviç e falënderoi Kryeministrit Berisha për kontributin e qeverisë shqiptare përsa i përket plotësimit të standarteve të të drejtave e lirive të njeriut të qytetareve shqiptarë me origjinë nga Mal i Zi.
Në takim, dy personalitetet diskutuan edhe lidhur me zhvillimet në rajon. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha ftoi Presidentin malazez, zotin Filip Vujanoviç, të vizitojë Shqipërinë, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.