Berisha: Shume te varfer ne zona te pasura Rozeta Rapushi
Familje te varfra ne nje qytet te pasur. Keshtu u shpreh dje ne Librazhd, kryeministri Sali Berisha, i cili pranoi se ne kete qytet ka jo pak familje te varfra, ne nje kohe kur pasurite e ketij rrethi jane ta atilla saqe sipas tij mjaftojne jo vetem per banoret e Librazhdit per te mos pasur asnje familje te varfer, por edhe me gjere. "Rrethi juaj eshte nje nga rrethet me te pasura ne Shqiperi ne ujera. Jane nje seri hidrocentralesh, qe do te ndertohen ne te gjithe kaskadat e lumenjve dhe perrenjve, qe zbresin ne Shkumbin. Rrethi juaj ka potenciale te medha minerare, te cilat gjithnje e me shume po vleresohen dhe do te shfrytezohen", u shpreh kreu i qeverise, gjate inaugurimit te fillimit te punimeve per ndertimin e rruges Hotolisht-Fraher, Librazhd. Ai premtoi se per kete zone, do te behet perpjekja maksimale per te hapur mundesi te reja. Ne kete kuader, kryeministri permendi faktin se ne stadin aktual bujqesor, jane gjithsej 1800 meter katror per fryme, por Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme per t'i shumefishuar keto dhe me nje mundim te vecante. "Ndaj dhe ne partneritet me qeverine vendore, qeveria eshte e vendosur, te financoje projektet per rruget, shkollat, qendrat shendetesore, per kanalizimet, per ujesjellesit. Une ju jap fjalen se vitet e ardhshme, sic jemi perqendruar ne keto vite me gjithe fuqite tona ne rruge, sepse rruga eshte kushti me themelor i zhvillimit, ne shume shpejt po me kaq vendosmeri do te perqendrohemi ne vaditjen e tokave e te mbjellave tuaja", siguroi kryeministri. Berisha tha para banoreve te zones, se qeveria gjithashtu e ka shpallur nje projekt kombetar projektin e ullirit aty ku ulliri rritet dhe arroreve aty ku arroret rriten ne territorin e ketij vendi. "Ju e dini me mire se une, se cfare plantacionesh te medha arrash, ka pasur buze Shkumbinit dhe baterdia e madhe qe u be ne vitet 1990 ndaj tyre. Le te vendosim ne te gjithe se bashku zoti Kryetar, me te gjithe keta fermere le t'i rikthejme ato ne interesin e tyre me te mire, le te bejme se bashku qe cdo pellembe toke, te cilen e kemi te paket, sepse secili prej nesh e di, qe ne nuk jemi vend me toka te shumta, por jemi vend me toke nder me pjelloret, ndaj ne duhet te bejme qe te mos mbese asnje meter katror toke djerr, te dyfishojme te ardhurat kudo qe ne jetojme", u shpreh kryeministri. Ai kerkoi qe te behet gjithcka qe druret jo frutore, te zevendesohen me drure frutore, per rritjen e te ardhurave tona drejt nje vendi te zhvilluar. Kryeministri shtoi se qeveria perpiqet te lehtesoje sa me shume fermeret dhe te dyfishohen te ardhurat.