E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret shqiptare, homazhe Ambasadores Ceke

Drejtuesit e larte shqiptare, zhvilluan dje homazhe ne nderim te ambasadores ceke, Marketa Fialkova, e cila humbi jeten vetem dy dite me pare. Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cilesuan humbje te madhe vdekjen e diplomates, e cila sipas tyre ka qene nje mike dhe mbeshtetese e forte e Shqiperise ne rrugen e saj te integrimit. "Ambasadorja Fialkova u nda nga jeta duke shkaktuar nje dhimbje te thelle, nje pikellim te madh per mua, qeverine e mbare shqiptaret. Marketa Fialkova, me dashurine e perkushtimin e saj per Shqiperine e shqiptaret dha nje ndihmese shume te cmuar ne marredheniet dhe bashkepunimin miqesor midis dy kombeve e dy vendeve tona", tha Berisha, i cili la nje shenim ne librin e ngushellimeve, ku vleresoi kontributin e zonjes Fialkova. Po keshtu, Presidenti Bamir Topi, zhvilloi homazhe dhe shprehu sot ngushellimet ne emer te shtetit. "Shpreh mirenjohjen me te thelle per te gjithe kontributin e saj, nderimin ne te madh per kujtimin qe ajo le, ngushellimet me te sinqerta per familjen e Marketes", tha Topi. Ndersa Kryetarja e Kuvendi, Jozefina Topalli, e vleresoi diplomaten si nje luftetare, qe se bashku me shume luftetare te tjere kontribuuan ne rrezimin e regjimeve komuniste 20 vite me perpara, ne Evropen Lindore. "Ajo e kuptonte Shqiperine dhe e ka mbeshtetur pa reshtur dhe pa asnje rezerve Shqiperine sepse besonte se vendi yne eshte evropian", tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›