Rama: Premtimi per punesimin, i pabesueshem Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama e ka cilesuar si te pabesueshem premtimin per hapjen e 250 mije vendeve te reja te punes ne mandatin e trete te Partise Demokratike. Nga qyteti i Korces, ku mori pjese ne programin e PS-se, Rama eshte ndalur gjate ne premtimet e mazhorances, duke u shpreh se te dhenat e INSTAT tregojne se punesimi eshte ulur dhe nuk ka pasur rritje. “Nga paniku i humbjes, kane nisur te flasin per punesimin e te premtojne 250 mije vende te reja pune pasi vetem ne 3 vite te ketij mandati, sipas INSTAT-it, u kane humbur shqiptareve 51 mije vende pune. Mirepo pikerisht pse premtimi eshte krejt i pabesueshem pas 8 vjetesh rrenimi, kane shpikur edhe nje shifer tjeter. Thone qe kane punesuar 200 mije vete. Ketu lind nje pyetje: Po si ka mundesi atehere qe numri i te papuneve sipas INSTAT-it nuk eshte ulur?”, u shpreh kreu i PS-se. Ne fjalimin e djeshem, ai ka perseritur dhe komentin qe ka postur ne faqen e tij personale te internetit ne lidhje me ndertimin e rrugeve. Sipas tij eshte e pamundur te jene ndertuar 10 mije kilometra rruge. “Nese pranojme qe keta kane shtruar 10 mije km2, nderkohe qe Shqiperia 363 km2, keta i bie qe e kane shtruar Shqiperine, 333 here lart e poshte, e poshte e lart... Keta kane bere po kaq shume rruge sa per te shtruar rrugen nga Tirana ne Tokio, pale te diskutojme per gjithe keto vende pune qe kane bere”, u shpreh kreu i PS-se. Rama shtoi se opozita synon te sjelle nje model te ri drejtimi ne vend. Ai u shpreh se cdo para qe do te shpenzohet nga administrata do te behet publike ne per publikun. “Ne kemi tjeter qasje. Per ne Shqiperia, nuk eshte ne shitje dhe per ne nuk eshte ndermarrje fitimprurese, do e fillojme me nje akt transparence dhe do vetme ne dispozicion te gjitha parate e shqiptareve duke filluar nga Keshilli i Ministrave. Dhe qytetaret e zakonshem, media cdo fund muaji do mund te lexojne online cfare ka shpenzuar nga parate e popullit, kryeministri, deputeti, ministri dhe cfare kane shpenzuar nga parate e popullit te gjithe institucionet e vendit”, u shpreh Rama. Krysocialisti eshte ndalur dhe ne festen e zhvilluar nga Partia Demokratike per 21 vjetorin e fitores se pare te saj. Ai u shpreh se qytetaret votuan ardhjen e fitores ne pushtet per te mundesuar zhvillimin e vendit. “Mos valle ne e ndryshuam sistemin qe te kalonim nga nje pushtet qe e ndalonte cdo gje ne emer te popullit ne nje qeveri qe shet cdo gje per te perfituar per vete. Ky ishte ndryshimi qe ne kerkuam? Kjo ishte endrra europiane ne vitin ‘90?”, u shpreh Rama. Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne gjendjen e rinise sot. Sipas tij, te rinjte jane te papune dhe pa te ardhura per te nisur jeten. “Kjo ishte arsyeja pse ne 22 mars shqiptaret ne shumice derrmuese votuan PD per te ardhur sot ne kohen kur ata qe linden ate dite, qe lindi demokracia, jane mbi 20 vjec dhe te vetmen alternative qe kane per te bere leke eshte te shkojne neper pika bastesh dhe te shkojne pas Cristiano Ronaldos e Leo Mesit dhe te thone ‘aman fute qe te nxjerr une ndonje lek’. Dhe nese nuk i hyri Cristianos goli harxhojne edhe ato pak leke qe ua kane marre prinderve duke u thene, ‘mi jep se do dal me shoqet’ dhe lene dhe shoqen pa takuar se s’kane me leke”, u shpreh Rama.