E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Siguria e aeroportit, pasaportë për Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se aeroporti dhe siguria e tij janë pasaporta e vendit për të rritur besimin e vendeve të tjera ndaj Shqipërisë.

Duke folur në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit të modernizimit të hapësirës ajrore shqiptare, Berisha theksoi se në një kohë të shkurtër është rritur numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinas që sipas tij tregon rritjen e besimit ndaj Shqipërisë.

 “Shqipëria vitet e fundit ka njohur zhvillime të mëdha por në rast se ne do ti ndajmë në fushën e besimit zhvilimet më të mëdha kanë ndodhur këtu në Rinas. Numri i pasagjerëve është rritur me 132 përqind në një hark kohor të shkurtër. Nuk ka asnjë më të sigurtë për rritjen e besimit ndaj Shqipërisë sesa ky tregues. Aeroporti dhe siguria e tij janë pasaporta e vendit por rritja e numrit të pasagjerëve është dëshmi e një dinamizmi të fuqishëm të ekonimisë dhe fuqisë së këtij vendi” shtoi Berisha.

Ai ka theksuar më tej se përfundimi i projektit të modernizimit të hapësirës ajrore e radhit Rinasin në një nga vendet me infrastrukturën më modrene në rajon dhe më gjerë.

"Sot për mbarë Shqipërinë është një datë shumë e rëndësishme. Ne inagurojmë përfundimin e një sistemi bashkëkohor ultra-modern të kontrollit të hapësirës ajrore të realizuar kjo një kompani lider botëror në fushën e kontrollit ajror e cila ka instaluar teknologjinë më të lartë dhe më të sigurtë. Ky investim prej 76 milionë dollarësh realizon një tranformim rrënjësor të sistemit të kontrollit dhe të sigurië së hapësirës sonë ajore” theksoi më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›