E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, PAD: Partitë të propozojnë Cekën si kandidat

Partia “Aleanca Demokratike” ka propozuar sërish sot emrin e presidentit të kësaj partie, Neritan Ceka si kandidat për garën presidenciale.
 

Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të kësaj partie i kanë bërë thirrje partive politike që të propozojnë Cekën si kandidat për postin e kreut të ri të shtetit pasi sipas tyre ky propozim do t`i bëjë nder edhe procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.
 

Ndërkohë një tjetër kandidat i cili është vetëshpallur për postin e kreut të shtetit është edhe ish-kryeministri Fatos Nano.
 

Ndërkohë në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›