E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sistem dixhital dhe përmirësim i teksteve në universitete

Një student nga Shqipëria, që vendos të nis studimet apo specializimin në Itali, qoftë edhe në universite të tjera të Europës do të mund të gjej të dhënat e tij, diplomimin si dhe tekstet e nevojshme në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, studenti do të ketë akses në arkivën shkencore, që ekziston në Europë. Ky është sistemi “Telematik”, i nisur tashmë mes bashkëpunimit të qerverisë shqiptare me atë Italianë.

Për Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj ky sistem shkëmben përvojën student-pedagog pavarësisht vendnodhjes. Nga ana e rij, kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar këtë projekt si ndër hapat më të mëdhënjë të Shqipërisë dixhitale. Ashtu siç është shprehur edhe më parë, Berisha garanton vëmendje të veçantë për arsimin.

Këtë herë, për vitin e ri akademik, Berisha tha se do të ketë një fond të veçantë nga buxheti i shtetit për përmirësimin e teksteve të arsimit të lartë.

Ky projekt do të nis fillimisht në universitetet publike, nëse përfundimi është pozitiv ai do të shtrihet edhe në univeristet private. Vëtëm në këtë pjesë të parë, projekti kap një investim prej 4 milionë euro nga qeveria italiane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›