Formulari A2, afat plotësimi deri në 29 Korrik

Data 29 korrik do të jetë dita e fundit e plotësimit të formularit A2. Ekspertë të arsimit thonë se 7 ditë kohë janë më se të mjaftueshme që maturantët të bëjnë kalkulimet e tyre për të vazhduar studimet e larta.
Por, plotësimi i këtij formulari duhet të bëhet me kujdes, që të mos penazliojë asnjë maturantë. Drejtori i Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, Arben Fagu shpjegon plotësimin e tij. Maturanti duhet të jetë i vëmendshëm në plotësimin e preferencave të tyre, për të vazhduar studimet e larta.
Ata do të shpallen fitues vetëm në një nga programet e studimit që kanë zgjedhur, sipas parimit Meritë-Preferencë. Ndëkohë që shënimet e pavënda e bëjnë këtë formular të pavlefshëm.
Janë mbi 42.000 maturantë, që do të bëjnë plotësimin e formularit A2. Ndryshe nga viti i kaluar, në këtë formular janë shtuar plot 25 degë të reja, kryesisht në teknologjinë e informacioni marrë parasysh kërkesat e tregut.