E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, diplomohen 708 studentë të “Aleksandër Mosiu”

Me mbylljen e vitit akademik, universiteti Aleksandër Moisiu, në Durrës organizoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të saj.
 

Në ceremoni ishin të pranishëm studentë si dhe stafi pedagogjik i këtij universiteti.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala”, dhe shënoi etapën përfundimtare për 708 studentë të këtij universiteti.
 

Rektori i universitetit, Mitahat Mema deklaroi se studentët e Durrësit janë të gatshëm për t`u përballur me sfidat e sektorit privat dhe publik.
1200 studentë të këtij univeristeteti janë specialistë të mirëfilltë të diplomuar në këtë universitete të punësuar në sektorin privat dhe publik.
Studentët morën diplomën nën praninë e familjarëve të emocionuar, si dhe e mbyllën ceremoninë me hedhjen tradicionale të kapeles në ajër, që simbolikisht do të thotë mbylljen e studimeve.
 

Në Universitetin e Durrësit aktualisht operohet me 47 programe studimi, 14 programe masteri dhe 4 programe doktorature.
Në pesë vite funksionimi dhe zhvillimi gradual por të sigurt, Universiteti "Aleksandër Moisiu" ka arritur një numër prej mëse 7800 studentësh, 175 anëtarë të stafit akademik dhe 46 punonjës administrativ e ndihmës mësimor-shkencor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›