E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Presione që Serbia të njohë Kosovën

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se po shtohen trysnitë kundër Serbisë që të njohë Kosovën.
“Presionet për të njohur Kosovën, janë të përhershme dhe ato po shtohen. Vendet me ndikim të jashtëzakonshëm po bëjnë presion edhe tek vendet e tjera që të njohin Kosovën”, ka thënë Jeremiç.
 

Ai ka theksuar se Serbia kundërshton këtë presion. I pyetur se ç`farë do të ndodhë nëse drejtpërdrejtë kërkohet që Serbia të njohë Kosovën në mënyrë që ajo të mund të anëtarësohet në BE, Jeremiç ka thënë se është i ditur qëndrimi i tij dhe këtë qëndrim ai e ka paraqitur disa herë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›