Zv/kryetari i OKB dhe Administrator i PNUD, ne Tirane per zgjerimin e bashkepunimit

Tiranë, 22 mars 14:09 NOA - Kryeministri Sali Berisha prika pritur Ad Melkert, Nnsekretar i Prgjithshm i OKB dhe Administrator n detyrë i Programit t Kombeve t Bashkuara pr Zhvillim (PNUD).
Ai do t marrë pjesë n takimin vjetor t Prfaqsuesve rezident t PNUD-it nga rajoni i Evrops dhe Bashksis s Shteteve t Pavarura, takim q kt vit do t mbahet n Tiranë.
Në takim merrnin pjesë edhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Tiranë, zonja Gulden Turcoz-Cosslett, Drejtoresha Rajonale e PNUD, Kori Udovici etj.
Kryeministri shprehu falënderime të thella dhe mirënjohjen për PNUD-in, si një pjesë shumë e rëndësishme në realizimin e pikësynimeve të qeverisë shqiptarë për të ndryshuar dhe modernizuar vendin.
Lidhur me arritjet e qeverisë në reformat e ndërmarra, Kryeministri veçoi luftën me vendosmëri kundër krimit dhe korrupsionit si dhe në prioritetin që ka për qeverinë klima e favorshme për biznesin.
Melkert, u shpreh i impresionuar nga zhvillimet dhe arritjet e Shqipërisë në këto vitet e fundit, duke i shprehur Kryeministrit falënderimin për bashkëpunimin e shkëlqyer me PNUD-in dhe për efikasitetin në zbatimin e projekteve nga institucionet shqiptare, si dhe duke shprehur vlerësim tejet pozitiv për menaxhimin e tyre nga qeveria shqiptare.
Kurse kryeministri u ndal në ecurinë e projekteve më kryesore në bashkëpunim me PNUD-in, si programi One UN, projekti Brain Gain, projekti E-Scools, Projekti Extra-Legality dhe Eco-Turizëm dhe Turizmin Kulturor, projekte për të cilat Kryeministri kërkoi vazhdimin e bashkëpunimit me PNUD, duke qenë se ato janë ato prioritare për qeverinë.
Berisha kërkoi nga përfaqësuesit e PNUD një mbështetje të mëtejshme në reformën në arsim në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të sektorit privat, në të gjitha ciklet e arsimit.
Këtu, Ad Melkert shprehu gatishmërinë e PNUD për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, nisur edhe nga rezultatet e arritura dhe ecurinë e këtyre projekteve. Më tej Ad Melkert theksoi se në këto projekte, Shqipëria me arritjet e saj do të jetë një shembull, përmes eksperiencës dhe këshillimit, edhe për vende të tjera.
e.l/NOA