Berisha: Sot festojmë edhe Çlirimin

Edhe gjatë këtij viti, Berisha tha se nderojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që ranë për atdheun.
“Sot është 99 vjetori i pavarësisë. Kjo është dita e mirënjohjes së thellë ndaj mijërave grave dhe burrave shqiptarë që me jetën dhe gjakun e tyre hodhën rrënjët e lirisë që gëzojmë sot. Pavarësia e Shqipërisë është akti më madhor në historinë tonë kombëtare. Sot nderojmë themeluesit e saj”, deklaroi Berisha.
Ai nuk la papërmendur edhe dëshmorët e kohës së re së re të Kosovës, si Adem Jasharit, për kontributin e tyre për pavarësinë. “Kombi përulet me nderim të madh para Adem Jasharit dhe të gjithë ata që vendosën shiritin e tyre në themele të Kosovës së Pavarur. Sot është dita kur ne projektojmë të ardhmen”, tha Berisha.
Ashtu sikurse vitet e tjera, edhe këtë vit politika do ta festojë të ndarë festën e Çlirimit, ku Berisha tha se kjo festë festohet sot, megjithëse në pushim zyrtar është edhe dita e nesërme.
“Sot nderojmë një datë të rëndësishme. Çlirimin e Shqipërisë, ditë e cila do të jetë gjithmonë në historinë si lufta nacional çlirimtare. Përbën një faqe të ndritur të historisë së Shqipërisë. Nder të madh të gjithë ato që luftuan dhe ranë për pavarësinë e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj”, uroi kryeministri. /Start/
2011-11-28 11:13