Haxhinasto iu “jep detyrat” 40 konsujve

Në fjalën e tij, Haxhinasto tha se "ju jeni një ndihmë e madhe për arritjen e disa objektivave në politikën e jashtme. Ne dëshirojmë që të mbajmë të ndezur dashurinë e kësaj diaspore për dheun mëmë. Një sfidë e madhe është të ndihmojmë Kosovën që të njihet ndërkombëtarisht, prandaj jam i sigurt që ju do të na ndihmoni edhe për këtë objektiv".
"Shqipëria është një vend që ofron mundësi për të gjithë popujt e rajonit tonë edhe më gjerë, duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti . Duke çmuar punën e gjithë secilit prej jush në vendet ku jetoni, si dhe duke ju konsideruar si një pjesë përbërëse të trupit diplomatik kudo në botë do t'ju ftoja të bashkëpunonim më tej në mënyrë që t'i tregojmë botës realitetin e ri shqiptar", tha Haxhinasto.
Kryediplomati tha se "imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe shqiptarëve ka të bëjë me njohjen më të mirë të vlerave të natyrës, të trashëgimisë kulturore, të pasurive materiale dhe jomateriale të vendit, të tolerancës tonë etnike dhe fetare të mikpritjes dhe zemërgjerësisë të mishëruara edhe në jetën e veprën e personaliteteve të spikatura shqiptare, të letrave, të shkencës e humanizimit dhe ndihma juaj në këtë drejtim do të jetë e paçmuar".
Ne, vijoi Haxhinasto, duhet të bashkëpunojmë më ngushtë për të lëvruar potencialet e bashkëpunimit kryesisht ato ekonomike e tregtare në vendet tuaja anëtare.
"Promovimi i potencialeve ekonomike të vendit është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e objektivave të përbashkëta. Njohja e këtyre potencialeve dhe prezantimi tek partnerët e interesuar duhet të vijë nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë tuajin me përfaqësitë tona diplomatike, por edhe me të gjithë institucionet e tjera shqiptare, ministritë por edhe me të gjitha agjencitë e specializuara për këtë qëllim", theksoi Haxhinasto. Sipas tij, arritjet e deri sotme dëshmojnë se Shqipëria ka një ekonomi që premton për më shumë , ka një rritje të GDP përkundrejt një recesioni në shkallë globale, rritje e cila mund të konsiderohet shumë pozitive.
Ai u shpreh se , "sot kemi një treg të hapur dhe funksional, i etiketuar dhe i ngritur mbi bazën e standardeve europiane, ka një klimë miqësore biznesi, e cila favorizon, lehtëson dhe inkurajon investimet e huaja dhe garanton gjithashtu një konkurrencë të lirë dhe të ndershme". /Start/
2011-11-28 12:51