Topi: Projekti i 2012-s kulmoi në 2008

Nga qyteti ku u ngrit flamuri 99 vite më parë, kreu i Shteti, nderoi figurat e kombit dhe veçanërisht Ismail Qemalin, ai që ngriti flamurin kuqezi.
Topi theksoi mes të tjerash se "të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se, Pavarësia e Shqipërisë në ato rrethana historike, u realizua nëpërmjet luftrave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme, por ajo u realizua sidomos nga idealizmi, nga toleranca, nga dashuria dhe vetmohimi për këtë truall".
"Rilindasit, luftëtarët, burrat dhe gratë shqiptare që ju bënë krah Ismail Qemalit për të shpallur Shqipërinë të pavarur dhe për ta mbrojtur atë, mbeten shembuj të gjallë të vlerave patriotike, intelektuale, morale dhe politike, sepse ata besuan dhe zbatuan moton Shqipëria është mbi gjithçka", theksoi Presidenti i Republikës. Sipas tij, "ata sakrifikuan shumë, por mbi të gjitha, për idenë e madhe dhe të shenjtë të një Shqipërie të lirë, të pavarur e të denjë për të qëndruar në krah të shteteve të tjera evropiane". Në vijim të fjalës së tij, kreu i shtetit evidentoi se, "përpjekja dhe qëndresa e shqiptarëve ishte e gjatë, dëshira e tyre për liri, demokraci e përparim mbeti gjithmonë e fortë".
Sipas tij, "projekti që nisi në 28 nëntor të vitit 1912 u pasua gati nje shekull më vonë në 17 shkurtin e vitit 2008, me pavarësinë e Kosovës". "Tashmë dy shtete shqiptare sovrane e demokratike, janë shndërruar denjësisht në faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon e më gjerë, duke ju afruar 100 vjetorit të Pavërësisë me arritje të qarta për çështjen kombëtare, në proceset integruese dhe në standardet demokratike", shtoi më tej zoti Topi.
Duke u ndalur në argumentin se, mesazhi i kësaj dite është dhe do të mbetet gjithmonë aktual, ai veçoi se, "të gjithë ne, pa përjashtim, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit e studentët, duhet të edukohen intelektualisht me parime të drejta historike, të çliruar nga shtrembërimet apo interesat e çastit, sepse historia gjithmonë konfirmohet si një mësim i pandryshueshëm dhe i gdhëndur përjetësisht në kujtesën dhe në ndërgjegjen e një kombi". Më tej, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe të ftuarit e tjerë zhvilluan një vizitë në familjen e zotit Luftim Mezini, nip i patriotit Abaz Mezini, një nga emrat më të njohur në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në Vlorë. Ceremonitë pasuan me një vizitë në Muzeun e Shpalljes së Pavarësisë në Skelë, që ka qenë edhe selia e Qeverisë së Pavarësisë, ku një vit më pas në 28 nëntor të vitit 1913, u festua njëvjetori i kësaj ngjarjeje madhore në historinë e Shqipërisë, që është fiksuar nga fotografi i njohur shkodran Marubi. /Start/
2011-11-28 12:08