E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama uron nga Prishtina festën e Flamurit

Ai zhvilloi një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në këtë takim lideri i opozitës vuri theksin te rëndësia e integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Evropian.

“Procesi i integrimit shumë i rëndësishëm” vlerësoi Rama duke u ndalur veçmas në prishtmërinë e shqiptarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë: “Shpresoj që liberalizimi i vizave të jetë sa më i shpejtë për shtetasit e Kosovës.” Fat për shtetin më të ri të Evropës e ka konsideruar Edi Rama faktin që në krye të tij qëndron një grua duke theksuar:

“Është fat i madh për Kosovën që ka një grua si Presidente. Urime për rolin tuaj konsensual si Presidente e Republikës së Kosovës”.Nga ana e saj në këtë takim Presidentja e Republikës së Kosovës përveç urimit që i bëri Edi Ramës për Ditën e Flamurit shprehu vlerësimin e saj për kontributin e PS për nisjen e reformave. Presidentja Jahjaga e ka cilësuar si të stërzgjatur procesin e lëvizjes së lirë për shtetasit e Republikës së Kosovës.

“Pavarësisht procesit të stërzgjatur për liberalizimin e vizave në Kosovë, shpresoj që në seancën e ardhshme ky proces të hapet për Kosovën dhe ne të jemi në të njëjtin nivel me vendet e rajonit,” është shprehur Jahjaga. /Start/

                                                                                             2011-11-28 15:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›