Berisha: Sot probleme serioze me Mafian
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sot në nisjen e punimeve në një konferencë për sigurinë në Tiranë se i vetmi problem për kriminalitetin në Shqipërinë është ai me mafian. Kreu i qeverisë bëri të ditur se klanet e mafias në vend do të pësojnë të njëjtin fat si ai i bandave.
"Sot kemi sërish probleme serioze me mafien. Ne së fundi kemi miratuar ligjin antimafia, që synon bllokimin e krimit ekonomik të tyre klaneve mafioze. Në rast se nuk e bëjmë këtë lufta kundër mafies është vetëm një iluzion. Ne jemi të vendosur ta intensifikojmë këtë betejë dhe jemi të sigurtë se do ta fitojmë atë. Mafies do t'i digjet toka nën këmbë", siguroi Kryeministri Berisha. Në këtë prizëm ai cilësoi si të drejtë ligjin për anti mafian në vend.
Berisha vuri në dukje se qeveria e tij erdhi në pushtet në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, kur bandat dhe organizatat kriminale bënin ligjin në vend. "Por, ne i shpallëm atyre luftë me zero tolerancë dhe në sajë të vullnetit politik tonin ato në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk mundën t'i rezistonin ligjit", tha Kryeministri.
Ai vuri në dukje se Shqipëria në dy vitet e fundit ka treguesit e kriminalitet nën mesataren e vendeve anëtare të BE-së.
"Shqipëria në përpjekjet kundër krimit të organizuar adaptoi një ligj të veçantë atë të 'moratoriumit për skafet", zbatimi i të cilit bllokoi eskportimin e kriminalitetit dhe trafiqeve të tjera drejt Europës dhe BE-së", tha z. Berisha.
Kryeministri Sali Berisha ripërsëriti sot angazhimin e qeverisë që ai drejton për të shkatërruar ekonominë e krimit.
Kryeministri e cilësoi "një problem themelor për qytetarët tanë dhe rajonit çështjet e sigurisë, e cila kërkon një bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar".
(d.b/BalkanWeb)