Oliver Ivanovic: “Serbët e Kosovës votuan të keqkuptuar”
Jeta për serbët e Kosovës nuk është aq e lehtë. Pothuajse dy vjet pas krijimit të shtetit më të ri në botë, ata ende jetojnë të veçuar në zonat veriore të vendit, brenda komunitetit të tyre, me lëvizje të shpeshta drejt Serbisë e me shumë pak lidhje me autoritetet e Prishtinës. Zakonisht nuk marrin pjesë në votimet në Kosovë, por në zgjedhjet e fundit lokale të 15 nëntorit vendosën të hidhnin votën për të parë më shumë prej tyre të qeverisin në zonat ku jetojnë. Beogradit, që prej vitesh u dërgon mbështetjen financiare e bashkë me të edhe mesazhet politike, kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer aspak.
Këtë nuk e mohon as ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç, dikur një prej liderëve të serbëve të Kosovës. Prej muajsh në Beograd, nga ku ndjek zbatimin e politikës serbe për Kosovën, ai thekson se, "serbët ndihen ende të pasigurt, të palirë, pa shpresë për të ardhmen në Kosovë". Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" ai thotë se, ata nuk duan të ndihen të lënë pas dore, sidomos në këtë moment delikat për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, si është jeta e serbëve në Kosovë?
Dy vjet pas deklaratës së njëanshme për pavarësinë e Kosovës, situata për serbët nuk është aspak e mirë. Natyrisht, është një situatë e qetë për momentin, ka më pak incidente etnike në përgjithësi, por situate nuk mund të konsiderohet e stabilizuar. Njerëzit ndihen të pasigurt, kjo mungesë sigurie i tremb ata dhe nuk i lë të ecin përpara.
Çfarë kërkojnë realisht serbët e Kosovës? Më shumë zë në qeveri? Më shumë mbështetje nga Beogradi?
Serbët nuk ndihen të lirë, e ardhmja e tyre nuk është e sigurt. Për këtë arsye, ata kanë nevojë për një prani të fuqishme të Serbisë në Kosovë, të Beogradit. Ata duhet të jenë të qartë se nuk do të mbeten mënjanë, të lënë pas dore. Ata nuk duhet të ndihen të harruar nga Beogradi.
Në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë më shumë serbë morën pjesë në votime. Në disa vendbanime me shumicë serbe kishte edhe mbi 15 për qind të pjesëmarrjes së tyre. Si do ta komentonit ju pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje?
Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, pjesëmarrja ishte e ulët, në përgjithësi. Kjo tregon se shqiptarë dhe serbë në Kosovë nuk janë të kënaqur nga situata aktuale. Pjesëmarrja e serbëve ishte shumë më e ulët, pjesëmarrje që arrin në nivel pak më të lartë kishte në zonat si Gracanicë, Rranillug e Shtëprcë, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme. Vetëm 30 mijë serbë votuan nga të gjithë ata që ndodhen në Kosovë, dhe kjo nuk është shumë, duhet të jemi të qartë për këtë. Nuk është e mjaftueshme për të konsideruar një proces të suksesshëm dhe për të parashikuar ndryshimin e mendimit të serbëve.
A kanë nisur serbët e Kosovës të krijojnë një politikë të tyre lokale, pa i kushtuar shumë vëmendje mendimit dhe thirrjeve të Beogradit?
Jo, serbët nuk kanë ndryshuar mendim aspak. Por, mesazhi që u shkoi atyre nuk ishte i qartë, linte vend për dyshime.
Cili ishte ky mesazh?
Mesazhi që erdhi nga Beogradi ishte: nuk do të ketë kushtëzim për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale atje. Ky ishte mesazhi që erdhi nga presidenti, kryeministri si dhe liderët e tjerë. Natyrisht, ata që donin ta dëgjonin dhe ta kuptonin, e kuptuan qartë. Por, pati përfaqësues të serbëve të Kosovës që luajtën me këtë thirrje, ishte një manipulim nga ana e tyre, t'i jepnin një kuptim tjetër mesazhit serb.
Ju vetë, mendoni se serbët e Kosovës duhet të marrin vendime në mënyrë të pavarur për një sërë çështjesh apo duhet të dëgjojnë në çdo rast Beogradin?
Unë do të thosha se ky është një moment shumë delikat për serbët e Kosovës. Çdo vendim i marrë në këtë moment mund të jetë i rrezikshëm. Kjo është arsyeja pse serbët e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë moment dhe të mos veprojnë pa u menduar.
Si janë marrëdhëniet mes përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me njëri-tjetrin?
Të gjithë janë të lirë të kenë mendimet e tyre, të ndryshme nga njëri-tjetri, por unë mendoj se serbët e Kosovës duhet ta kuptojnë momentin dhe të bashkëpunojnë për të mirën e tyre.
Mendoni se mund të ketë një përplasje mes serbëve që morën pjesë në zgjedhje dhe atyre që i bojkotuan ato?
Fatkeqësisht, mendoj se do të ketë një luftë, nëse mund të themi kështu, mes serbëve në Kosovë. Edhe shqiptarët nuk do të jenë të kënaqur nga kjo, sepse çdo trazirë apo tension i tillë mund të rrisë destabilitetin në Kosovë, si politik ashtu edhe atë të sigurisë. Ky është një sinjal i keq për donatorët dhe investitorët e huaj, shqiptarët e dinë këtë.
Si do komentonit lajmin e javës së kaluar për prishjen e koalicionit qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së në Kosovë? A krijon kjo trazira në skenën politike në Kosovë?
Mendoj se nëse nuk do të ketë një luftë të vërtetë, këto janë të gjitha manovra politike dhe pjesë të një procesi politik normal në Kosovë. Shqetësimi im është se asgjë s'po ndodh në mënyrë paqësore në Kosovë.
Ç'do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se tani kemi një konflikt mes PDK-së së Thaçit dhe LDK-së që ndajnë pushtetin, dhe ka shumë njerëz që janë gati të flasin para gjykatës për krimet e kryera gjatë luftës. Një proces i tillë mund të shoqërohet me dhunë, dhe ky përbën një shqetësim real si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët e Kosovës.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me liderët politikë të Prishtinës?
Praktikisht nuk kam marrëdhënie me liderët politikë në Prishtinës, edhe më parë kam pasur.
Keni qenë përfaqësues i serbëve të Kosovës, tani merreni me shqetësimet e tyre nga Beogradi. Si ka ndryshuar këndvështrimi juaj tashmë?
Asgjë s'ka ndryshuar për mua, jam në Beograd tani, por të premten shkoj gjithnjë në Mitrovicë, të shtunën dhe të dielën i kaloj në zona të tjera të Kosovës, jam në kontakt me serbët e Kosovës. Asgjë s'ka ndryshuar nga koha kur isha në Kosovë si përfaqësues i serbëve atje.
Çfarë kërkojnë serbët nga qeveria në Prishtinë?
Të jetë më e sinqertë, të mendojë edhe për ta.
Prishtina dhe Beogradi po përballen aktualisht në Hagë në një gjyq që do të provojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë?
Mendoj se Gjykata e Hagës nuk do të japë një vendim të qartë, por sidoqoftë, ai do të jetë në favor të Beogradit.
(d.b/BalkanWeb)