E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sot qytetarët vendosin fatin e tyre

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka votuar rreth orës 09. 50 minuta në qendrën e votimit nr 1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik Jordan Misja, që përfshihet në njësinë bashkiake nr. 2 të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, pas votimit ai deklaroi se procesi i votimit po ecën normalisht, ndërsa ka ftuar votuesit, që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Sot qytetarët vendosin fatin e tyre. Sot shqiptarët firmosin të ardhmen. Dhe e ardhmja e shqiptarëve është BE, theksoi kryeministri sapo ka dalë nga qendra e votimit, duke shtuar se fjalën e fundit mbi karakterin e zgjedhjeve do e japin vëzhguesit. Ai shtoi se shumica e vëzhguesve janë në kuadrin e ODIHR po edhe të asamblesë parlamentare të PE-së dhe të NATO-s, të cilët do të raportojnë vlerësimet pas zgjedhjeve. Në rolin e kryeministrit, Berisha siguroi se qeveria ka bërë çdo gjë që zgjedhjet të jenë brenda standardeve. Kryeministri Berisha gjatë votimit të tij ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›