E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Berisha është kthyer në zëdhënës të PD

Kandidati për deputete i PS, Kastriot Islami ka ftuar kryeministrin Sali Berisha të mos harrojë detyrën e tij si garant i zgjedhjeve. Sipas Islamit, Berisha mesa duket ka marrë përsipër të luajë rolin e zëdhënësit të PD, pas deklaratave të kodra pas bregut të selisë blu. Ne e ftojmë Kryeministrin të mos harrojë detyrën e garantit të zgjedhjeve, ndërkohë që me sa duket, ka marrë përsipër të bëjë edhe zëdhënësin, pas deklaratave kodra pas bregut të selisë blu. Dhe meqë në rolin e zëdhënësit kundërshtoi zëdhënësen e vetë, tani si Kryeministër duhet të urdhërojë Ministrin e Brendshëm që të kthejë stilolapsin e grabitur të Sajmir Tahirit, shtoi ai. Ndër të tjera, Islami ka përsëritur apelin që qytetarët shqiptarë të votojnë të qetë duke qenë të sigurt se vota e tyre, sipas tij është e mbrojtur nga PS. Sipas tij, çdo tentativë për manipulim është nën vëzhgim të imët në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›