E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në votim me nënën, djalin dhe familjen e tij

Menjëherë sapo ka hedhur votën e tij në shkollën Pjetër Budi në orën 10.04 e ka cilësuar këtë ditë të bukur për të gjithë familjen shqiptare duke marrë si shembull njerëzit e tij të familjes që e shoqëronin, nëna, i biri, vëllai, nusja e vëllait dhe fëmijët e tij. Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe votimin e emigrantëve të ardhur enkas për të dhënë votën e tyre në këtë vendim historik, që sipas tij populli sovran do i marrë sot. Kreu i socialistëve u shpreh i bindur për zhvillimin e votimeve brenda normalitetit dhe qetësisë, duke shtuar dëshirën e dhënies së garancisë nga të gjitha forcat e rendit dhe nga të gjitha forcat që e majta ka angazhuar, si dhe nga forcat e qytetarëve të vendosur për të nxjerrë vendimin e popullit të paprekur, të pacenuar. U bëj thirrje të githëve të votojnë, secili mund të bëjë histori duke votuar.
U bëj thirrje të gjithëve ta bëjnë këtë qetësisht dhe paqësisht. Jemi sot në sytë e gjithë partnerëve tanë ndërkomëtarë që na kanë ndihmuar në rrugëtimin tonë të vështirë, të cilët meritojnë sot një shprehej të maturisë dhe të vullnetit për tu bërë pjesë e BE ku zgjedhjet janë parakushti i gjithçkaje tjetër, shtoi Rama. Ndër të tjera, nga qendra e votimit Rama i ka bërë apel kryeministrit Berisha që të kontriubojë dhe të pres i qetë rezultatin dhe vendimin e popullit sovran.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›