E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi zgjedhor në Tiranë

Procesi zgjedhor në Tiranë,  problemet në qendra votimi 
Procesi zgjedhor në Tiranë ka nisur jo pa probleme, të cilat kanë vijuar edhe gjatë orëve të mesditës. Problemet kryesore që kanë shoqëruar këtë proces nëpër qendrat e votimit të kryeqytetit kanë qenë kryesisht stilolapsat me kamer të cilat disponoheshin nga komisionerët socialistë, mungesa e emrave të votuesve në listat e komisioneve, si dhe boja matrikulare, e cila në disa qendra votimi ka munguar gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në disa qendra votimi është denoncuar fshirja e saj e shpejtë.   

Shkolla e Baletit (5 qendra votimi)
Votimet kanë nisur me vonesë. Shkak është bërë mungesa e bojës matrikuluese. Gjatë procesit të votimit, në orët e paradites, nënkryetari i komisionit zgjedhor kapet me stilolaps me kamer. Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Lajla Pernaska, denoncon rastin flagrant. Gjatë orëve të mesditës, këto qendra votimi të vendosura  pranë Shkollës së Baletit kanë pritur një fluks të jashtëzakonshëm votuesish. Radhës për të votuar u shtohet dhe ajo për të gjetur emrin në listat e votimit. Një person shprhet se është pyetur nga 40 persona nëse ua kishte parë emrin në listë. Gjithashtu, një tjetër element që vihet re në këtë njësi votimi, është edhe shfaqja e  disa personave të veshur me ngjyrime politike.

Njësia bashkiake nr.5
Në qendrat e votimit të njësisë bashkiake nr.5, Emin Duraku, 11 Janari, dhjetëra votues nuk kanë mundur të gjejnë emrin në listat e votimit. Shumë prej tyre janë edhe emigrantë të ardhur nga jashtë.

KZAZ 58, komisionari i PS kapet me kamer të fshehtë
Veç stilolapsave me kamer, në qendrat e votimit janë përhapur edhe kamerat e fshehta.  Komisionari i qendrës së votimit 20 46, i PS, Metush Skeja është kapur me kamer të fshehtë, e cila shërbente për të filmuar votat. Pas sekuestrimit të kamerës, komisionerët e tjerë po bëjnë procesverbalin për ta dorëzuar në KZAZ dhe KQZ.    

Qendra e votimit 18 72, votuesit i vihet boja në gisht, pa emrin përkatës në listë
Ashtu si në shumë qendra votimi në kryeqytet, edhe votuesit e qendrës 18 72 kanë hasur vështirësi në gjetjen e emrit të tyre, nëpër listat e votimit. Por sikur të mos u mjaftonte radha në pritje për gjetjen e emrit, një pjesë e votuesve e kanë pësuar edhe më keq, duke u përjashtuar qëllimisht nga e drejta e votës. Edhe pse komisionerët e dinin mirë se votuesi nuk e kishte emrin në lista, ata i vinin bojën matrikulare në gishtin madh. Më pas, votuesi duhej të pajisej me fletën e votimit, por rezultonte votues në tjetër qendër votimi. Atje ai figuronte votues përderisa gishti i tij kishte bojën matrikulare.       

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›