E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema: Jemi më të mirë se vitin e kaluar

Karim Benzema thotë se Real Madridi këtë sezon është një ekip shumë më i mirë se në sezonin e kaluar.

“Ne jemi përmirësuar këtë vit. Ne kemi pasur një sezon të mirë vitin e kaluar, por jemi më të mirë tani. Megjithatë ne ende mund të bëjmë progres dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Nuk e di se pse Real Madridi kurrë nuk ka fituar në Gerland më herët, por ajo çfarë është e rëndësishme është se ne e bëmë këtë më në fund. Ne luajtëm mirë dhe jam shumë i lumtur. Olimpique Lyon ka lojtarë të shkëlqyeshëm dhe ata i bënë gjërat të vështira për ne” , ka thënë francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›