E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sot vendosim për rimburësimin e TVSH-së për fermerët

Qeveria shqiptare vendos sot për rimburësimin e TVSH-së për fermerët.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se kjo është përmbushja e një premtimi për rritjen e prodhimit.

Zoti Ruli nuk pashë hekurin për serat, duhet të jemi shumë të qartë, se 70% e serës është hekur dhe ne u zotuam se gjithçka që ka të bëjë me prodhimin iu drejtua kryeministri minitrit të bujqësisë.

Gjithashtu Berisha theksoi gjithashtu se duhet të merren masat për hartimin e planit kombëtar për peshkimin.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e peshkimit, ky është zotimi ynë. Ne kemi shpallur se do të hartojmë një plan kombëtar për peshkimin. Të gjithë taksat të shkojnë në promocionin e duhur. 1 mijë euro për të ankoruar anijen është një problem i madh. Ne do bëjmë gjithçka që ta nxjerrim peshkimin në vendin që meriton” tha kryeministri.

Kreu i qeverisë bëri me dije se do të ulet edhe taksa për industrinë e turizmit.

“Do ulim TVSH-në e industrisë turistike. E vërteta është se kjo degë e kësaj industrie është një degë e rëndësishme e ekonomisë. Dhe ky hap do të jetë një lehtësim i madh për ekonominë.  Por edhe konsumi i brendshëm është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, pasi në 4.8 milion turistë kjo nënkupton një rritje të madhe të konsumit shtoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›