E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama si Nastradini kalon nga shpifja në shpifje, qeveria po ndërton boshtin e jugut

15-05-2013 / Gazeta 55

PD reagon në lidhje me deklaratat e Edi Ramës në Berat

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat që kreu i opozitës Edi Rama bëri gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Beratit. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi gjatë një konference për shtyp nga selia blu, akuzoi Ramën se iu drejtua Beratit me shpërthimin e radhës së urrejtjes, duke sulmuar arritjet e qeverisë. “Atë që i ka bërë kjo qeveri Beratit nuk mund të ja bënte asnjë armik, asnjë pushtues . Këto fjalë nuk janë thënë nga ndonjë pacient që mjekohet në spital psikiatrik! Me këto fjalë Edvin Kristaq Rama ju drejtua zyrtarëve të Beratit në shpërthimin e radhës të urrejtjes së papërmbajtur për arritje të prekshme dhe te pamohueshme të qytetarëve të tyre. Partia Demokratike nuk merret me trillimet e një mëndje të sëmure që ka humbur çdo llogjikë dhe si Nastradin kalon nga shpifja në shpifje. Por Parti Demokratike është e bindur se çdo qytetar i Beratit ndjehet krenar si qytetar i një qyteti dhe vendi anëtar të NATOS, si banorë të një qyteti që gjatë këtyre viteve hyri në mbrojtjen e UNESCO-s si trashëgimi kulturore Botërore”, theksoi Vorpsi. Sipas Vorpsit, në 8 vite Partia Demokratike bëri më shumë se sa qeveria e Partisë Socialiste. “Qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqiptarët ndjehen krenare sepse lëvizin tani pa viza në Evropë megjithëse Edvini dhe neobllokmenët e Partisë Socialiste bënë çdo gjë që ti ndrynin vizat në kuti e të bllokonin heqjen e tyre. Partia Demokratike e di mirë se qytetarët e Beratit kanë plot probleme për të zgjidhur dhe përballen me jo pak vështirësi. Por ata e dinë se gjatë këtyre viteve qeveria e Partisë Demokratike ka investuar në qarkun e Beratit 18 herë më shumë se sa qeveria e Partisë Socialiste. Në këto vite në qarkun e Beratit janë ndërtuar dhe rindërtuar 510 km rrugë kombëtare rurale dytësore dhe të treta, në te katër anët e këtij qarku. Qytetarët e Beratit vlerësojnë shumë faktin se qeveria po ndërton boshtin e jugut të cilin zoti Edvin ka frikë ti përmend emrin”, shtoi Vorpsi.  Zëdhënësja e PD nënvizoi se zotimi i demokratëve për katër vitet që vijnë është të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo km rrugë në qarkun e Beratit, duke shtuar se më Qershor, Berati dhe Shqipëria do të vendosin për projektet e zhvillimit dhe integrimit në Evropë!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›