E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyrja e gjyqit të Dajtit, Cefa: Zgjidhja i takon krimeve të rënda

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa ka komentuar sot shtyrjen e njëpasnjëshme të seancave gjyqësore ndaj Dritan Dajtit pas mungesës së avokatëve mbrojtës.

Në një prononcim për mediat, Cefa theksoi se ishte i njohur me këtë problematik por shtoi se zgjidhja e kësaj çështje i takon Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Procesi ndaj Dritan Dajtit njihet si problematic. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë masat që i takojnë, por është i limituar. Çështja ndaj Dajtit i takon Gjykatës së Krimeve të Rënda, pra edhe zgjidhja i takon atij institucioni. I kemi kërkuar Dhomës së Avokatisë të marrë masa ndaj avokatëve që bllokojnë këtë proces gjyqësor është shprehur Cefa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›