E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Standardi i ABC News i mungonte medias shqiptare

Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur për herë të parë në studiot e ABC News, që nga hapja e televizionit, për të dhënë një intervistë për moderatorin, Sonila Meço. Shefi i qeverisë shqiptare është pritur fillimisht nga Drejtori Përgjithshëm i televizionit, Franko Egro. Fillimisht kryeministri Berisha është njohur me ambientet e televizionit, ndërsa është takuar edhe me stafin e shumtë në numër që punon aty.
Pasi është akomoduar në tryezën e intervistës, e cila ka zgjatur përreth 120 minuta, është fokusuar tek zgjedhjet lokale të 8 majit, duke shprehur besimin në fitoren e “Aleancës për Qytetarin”, për zgjedhjen e Lulzim Bashës si kandidat, si dhe ka dhënë garancitë se ky proçes do të jetë i lirë dhe transparent ku mazhoranca që ai drejton do të pranojë rezultatin përfundimtar cilido qoftë ai.

Në fillim të intervistës së tij, shefi i qeverisë ka vlerësuar ABC News si një standard të ri mediatik që i mungonte Shqipërisë, ndërsa ka rrëfyer se pikërisht është ky ekrani kryesor të cilin e ndjek dhe informohet përgjatë çdo dite. Kryeministri Berisha shprehu bindjen në fitoren e zgjedhjeve lokale pasi tha ai, mazhoranca qeverisëse del para shqiptarëve me premtime madhore të realizuara dhe me një program të qartë vetëm për qytetarin.

Duke folur për kandidaturën e Bashës, Berisha vlerësoi se ajo vjen pas një kurrikule të pasur që kandidati demokrat bart, ndërsa vlerësoi në maksimum projektin e tij për Tiranën, e cila tha shefi i qeverisë është në një regres total nga qeverisja e Edi Ramës. Shefi i qeverise Berisha garantoi se zgjedhjet e 8 Majit do të jenë të lira dhe të ndershme dhe si të tilla tha ai, koalicioni që ai drejton do të pranojë çdo rezultat që certifikohet nga KQZ dhe institucionet ndërkombëtare.

Sëfundi shefi i qeverisë beri edhe një parashikimin për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa garantoi se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të zhvillohen vetëm në qershor të vitit 2013.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›