E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore nis rikonstruksioni i bulevardit kryesor

Ka nisur puna për sistemimin e bulevardit Vlorë- Skelë, ketë e ka konfirmuar për mediat Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Vlorë, i cili ka njoftuar publikisht fillimin e punimeve dhe marrjen e masave për këto punime, duke bllokuar një korsi të bulevardit.

Drejtori I infrastrukturës Ardian Musta tha se nisja me vonesë e projektit ka ndodhur për shkak të kthimit të buxhetit dhe zvarritjet nga mosfirmosja e prefektit të qarkut, por edhe qëndrimit të këshilltarëve të djathtë. Sipas Mustes projekti parashikon sipërfaqe të asfaltuara, trotuare, korsi për biçikleta, zonë për të verbrit, ndërkohë që faza e parë do të përfundojë në muajin qershor, për të qenë gati për sezonin turistik.

Gjithashtu projekti parashikon ndër të tjera 30 mijë metër katror asfalt, 10 mijë metër katror trotuare, 2800 metër katror për të verbrit dhe 7 mijë metër katror korsi biçikletash. Në fakt bashkia e Vlorës ka njoftuar nisjen e një ndërtimi pa leje pasi nuk janë respektuar afatet kohore, dhe kontraktuale pasi përpara se të niste punimet duhet të priste kalimin e afatit 7 ditor të ankimit, sikundër parashikon ligji, që do të thotë të priste datën 28 prill. Në rast të mungesës së ankimimeve, duhej lidhur kontrata me subjektin fitues, dhe kjo pasi të ishte bërë botimi i fituesit në buletinin e njoftimeve publike, që publikohet çdo të hënë, në këtë rast bashkia e Vlorës duhet të priste minimalisht datën 2 maj.

Pra të hënën Bashkia e Vlorës publikisht ka njoftuar nisjen e një ndërtimi pa leje dhe të jashtëligjshëm, në bulevardin kryesor të qytetit dhe është detyrim i institucioneve përgjegjëse, të mos lejojnë shpërdorimin e rreth 870 milionë lekëve të vlonjatëve, të cilat po bëhen pjesë e buxhetit elektoral të Gjikës.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›