E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit arrestohet 4 trafikante

Katër persona janë vënë në pranga si rezultat I një operacioni antidrogë të organizuar forcat policore të Policisë së Vlorës. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë u finalizua me sukses operacioni I koduar “Vëllezërit”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë duke tregtuar lëndë narkotike shtetasit; Gentian Binaj vjeç 22; Ermano Binaj, vjeç 20; dhe Xhuljo Binaj, vjeç 16, të tre lindur e banues në lagjen ”Hajro Cakërri” Vlorë si dhe 17 vjeçari me iniciale I. D., banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Arrestimi I këtyre u bë për arsye se nga hetimet e kryera për një periudhë dymujore nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas prej disa kohësh tregtonin lëndë narkotike në qytetin e Vlorës me qëllim përfitimi.

Nga arrestimi në flagrancë si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë në cilësinë e provës materiale u janë gjetur dhe sekuestruar:220 gr. lëndë narkotike si ajo e llojit “Kanabis Sstiva”, 4 aparate celularë. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” i kryer në kushtet e bashkëpunimit. Te arrestuarit janë shoqëruar ne dhomat e paraburgimit ne pritje te gjykimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›