Vrasja ne Tirane hetimet shtrihen ne Hollande

Hetimet për zbulimin e vrasjes së Sulejman Haxhiut, ngecin në Hollandë. Ekipi i hetuesve të policisë dhe prokurorisë së Tiranës pritet t’i dërgojë letër-porosi autoritete hetimore hollandeze, për t’u servirur detaje nga investigimi I vrasjes së Artan Haxhiut, I biri I Sulejmanit, që u ekzekutua mbrëmjen e të hënës.
Policia është rikthyer edhe paraditen e të martës në vendin e ngjarjes për të marrë dëshmi nga të afërm apo të njohur të familjes Haxhiu, në lidhje me vrasjen e parë të kryer 14 muaj më parë në Hollandë, por edhe për kërcënime apo probleme të mundshme që lidhen me vrasjen e të hënës.
Burime pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë për ABC News se janë duke u hetuar hasmëritë e mundshme që lidhen me aktivitetin e mëparshëm të Artanit.
Ngjarjet që sollën ekzekutimin e tij në Hollandë, si dhe disa akuza të viteve 2000-2003, për vjedhje automjetesh apo pengmarrje në Shqipëri janë pistat ku janë fokusuar hetuesit.
Gjithsesi, deri në mesditë policia nuk kishte ende ndonjë të identifikuar konkret për ngjarjen. Autori rezulton të ketë qenë I maskuar me kapuç kur mbrëmjen e të hënës hyri në lokalin e basteve sportive ku qëlloi katër herë me pistoletë për vdekje 60-vjeçarin.