E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marku Rama ne tre mandate reduktoi hapesirat e gjelbra per Tiranen

Hapësirat e gjelbra për çdo banor në Tiranë, janë disa herë të ulëta se sa në vendet e Europës.

Nëse në Europë për çdo banor ka 7 metra katror hapësirë të gjelbër, në kryeqytet është 2.8 metër katror për banorë, hapësira e gjelbër. Kjo tkurrje ka ardhur si rezultat i betonizimit të Tiranës, nga ndërtimet pa kriter të pallateve shumëkatësh.

“Në tre mandate të tij, Rama ka reduktuar hapësirat e gjelbra për qytetarët e Tiranës. Sot një banor i Tiranës ka 2.8 metër katror hapësire të gjelbër, nga 3 metër katror që ishte kur Rama erdhi në krye të Bashkisë. Ndërkohë që në vendet Europiane një banor ka 7 metër katror gjelbërim”- ka deklaruar në studion e ABC News eksperti për Mjedisin, Haziz Marku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›