E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Stavridis Shqiperia e gatshme te rrise prezencen ushtarake ne Afganistan

30-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha i komunikon komandantit te NATO-s Admiralit Stavridis se Shqiperia eshte nje aleate e denje e Aleances dhe se eshte e perkushtuar te permbushe me profesionalizem te gjitha detyrimet e saj duke qene e gatshme te kontribuoje ne forca me te medha ushtarake ne Afganistan perfshire edhe ndihma te tjera ne forme donacionesh per rindertimin e vendit te shkaterruar nga lufta


Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot nje takim me Komandantin e Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope NATO SACEUR Admiralin James G Stavridis Kjo eshte vizita e pare qe nje komandant suprem ben ne vendin tone pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Kreu i qeverise Berisha gjate nje konference te perbashket per shtyp me gjeneralin e NATO-s Stavridis tha se Shqiperia eshte e perkushtuar ti permbahet te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga te qenurit anetar i Aleances. Kjo eshte nje vizite historike eshte vizita e pare e Komandantit te NATO-s ne Shqiperi pasi Shqiperia eshte bere anetare e NATO-s. Ishte nje rast i shkelqyer per mua per te garantuar Admiralin ames Stavridis ne perkushtimin tone te plote per te permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga anetaresia e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Per bashkepunim te gjithanshem me aleancen. Diskutuam gjithashtu per bashkepunimin ne Afganistan dhe Rajon. Admirali Stavridis shprehu vleresimet me te larta per ushtaraket shqiptare ne Afganistan dhe kudo qe ndodhen vleresime te cilat jane inkurajuese dhe me bejne krenar mua dhe shqiptaret- u shpreh Berisha. Kreu i qeverise theksoi gatishmerine e Shqiperise per te rritur prezencen ushtarake ne Afganistan si dhe dhenien e ndihmave te tjera ne ndertimin e shkollave atje si dhe miratimin e bursave per studentet afgane te cilet do kene mundesi te studiojne ne vendin tone. E sigurova se qeveria po shqyrton per te rritur prezencen me tej me njesi stervitese ne Afganistan qofte te policise qofte te ushtrise dhe ky eshte nje premtim i bere edhe me me pare nga une si kryeminister qofte Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s ashtu edhe Sekretares Klinton gjate takimit qe kam pasur ne Departamentin e Shtetit dhe per ndihmat e tjera qe ne kemi parashikuar per ndertimin e disa shkollave ne Afganistan dhe nje seri bursash per te rinjte afgan qe te shkollohen ne vendin tone. Shpreha vleresimin me te larte per punen e shkelqyer qe KFOR ka bere ne Kosove sikunder shpreha bindjen time qe KFOR eshte nje faktor i rendesishme stabiliteti dhe paqeje ne rajon- tha kryeministri.


Komandanti i Komandes strategjike te NATO-s Admiralin James Stavridis Eumlshte kenaqesia ime dhe nje nder qe jam ketu per te pergezuar Shqiperine per nje vjetorin e anetaresimit ne NATO dhe per te pergezuar per punen e jashtezakonshme qe eshte bere ne kete pike. Do te doja tju thoja se trupat shqiptare na perfaqesojne me shume krenari ne Afganistan dhe do te doja tju thoja sepse bejne nje pune te jashtezakonshme. Puna e tyre per trajtimin e forcave afgane ne menyre qe te kalojne fazen tranzitore eshte mjaft e rendesishme per afganet. Do doja tju falenderoja per fjalet tuaja per misionin e KFOR-it. NATO mbetet e angazhuar per te ruajtur nje mjedis te sigurt dhe stabel ne Kosove. Zoti Kryeminister do doja tju pergezoja per punen e jashtezakonshme qe forcat tuaja kane bere ketu ne Shqiperi. Dhe punen e tyre te jashtezakonshme per punen dhe lehtesimin e katastrofave qe ndodhin. Kudo qe leviz neper aleance dhe ne momentin qe shoh flamurin tuaj te dallueshme dhe krenar jam vertet i lumtur qe Shqiperia eshte pjese e kesaj aleance.


Me pas kryeministri Berisha dhe Admirali Stavridis iu pergjigjen interesit te mediave


A ka qene ceshtja e ligjit te SHISH nje nga ceshtje e diskutuara ne takim dhe nese po kur do te marre zgjidhje kjo ceshtje qe ka mbetur pezull mes NATO-s dhe Shqiperise Admiral Stavridis Ne fakt nuk e diskutuam kete ceshtje sepse kjo eshte nje ceshtje e brendshme e politikes dhe jashte kompetencave te mia si perfaqesues i NATO


Pergjigje Kryeministri Berisha Ajo qe mund te them eshte se ligji do te jete brenda standardeve te Aleances se Atlantikut te Veriut kjo eshte e sigurt


A ka ndonje ide NATO ne lidhje me reduktimin e trupave ne Kosove Admirali Stavridis Ne Kosove kemi pasur te pakten 15 mije trupa por me tej duke qene se ambienti dhe mjedisi eshte bere me i sigurt dhe stabel e kemi reduktuar me 10 mije trupa. Jemi serish duke vleresuar sigurine e mjedisit per te percaktuar nese do te bejme nje reduktim te metejshem. Duke pare progresin qe po kryhet jo vetem ne Kosove por edhe ne Ballkan do te jemi ne gjendje ti reduktojme edhe me tej keto trupa. Megjithate sic diskutova edhe me Kryeministrin sot kjo gje do te behet qe ky mjedis i sigurt te jete gjithmone edhe me kalimin e kohes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›