Shpresa Brecani Artikull denigrues ne asnje moment skam ofruar sherbime profesionale ne shoqerine Bet Plus
Shpresa Brecani e lakuar ne artikujt e djeshem te te perditshmes Gazeta Shqiptare si Eksperte Kontabel e nje prej kompanive te eksponentit mafioz prudentino i arrestuar dy dite me pare nga Policia Shqiptare sqaron opinionin publik se asnjehere nuk ka ofruar sherbime te karakterit profesional ne firmen e pretenduar. Ajo ve ne dukje se gazeta ne fjale ka artikuluar shkrimin denigrues duke mos patur informacionin e nevojshem dhe duke mos ndjekur asnje nga rruget zyrtare te informimit sic mund te ishte QKR-ja. Ne reagimin e saj publik Brecani thote se kas pranuar me kortezi oferten pe Eksperte Kontabel te shoqeria Bet Plus por realisht nuk ekziston asnje nenshkrim apo kontrate sherbimi. Shoqeria Bet Plus eshte krijuar ne Dhjetor 2008 vetem nga shtetas shqiptare. Nje prej aksionereve me kerkoi leje qe te vendoste emrin tim si Eksperte Kontabel e shoqerise. Kete kerkese e pranova per kortezi duke qene qe ky eshte nje veprim ligjor formal dhe i rendomte ne momentin e krijimit te shoqerise por qe nuk krijon per mua angazhimin e certifikimit te saj per sa kohe qe shoqeria nuk ka nje vendim asambleje apo nuk nenshkruan nje kontrate sherbimi me mua. Theksoj se pervec lejimit te citimit te licenses sime ne momentin e krijimit ne asnje moment nuk kam qene eksperte kontabel e kesaj shoqerie dhe nuk kam ofruar sherbime te karakterit profesional- deklaron Brecani. Brecani sqaron se pas titullit te gazetes eshte detyruar te hetoje mbi kete ceshtje ndersa ka rezultuar nga dokumentet e QKR-se se kjo kompani ne date 2 Tetor 2009 u eshte shitur personave te tjere. Te panjohur per mua te akuzuar per lidhje me mafian por theksoj me pergjegjesi te plote ligjore se keta persona nuk i njoh dhe nuk kam komunikuar kurre me ta ne cfare do lloj forme apo rrethane. Nuk eshte detyrim i imi te kem dijeni se sa here shitet nje kompani per sa kohe nuk kam asnje lidhje profesionale ose me transaksione te tjera me kete te fundit ose aksioneret e saj. Po nga faqja zyrtare e QKR mesova se kjo shoqeri ka caktuar eksperte te tjere kontabel me vendim te asamblese shih vendimin nr.1. te asamblese se aksionereve dt 12.01.2010 per te kryer sherbimet e certifikimit qe kerkon ligji- vijon ne reagimin e saj publik Shpresa Brecani. Znj. Brecani thekson se ndonese media te fjale nuk i eshte drejtuar QKR-se dhe as nuk ka kontraktuar me te personalisht per te marre te dhenat e duhura por ka zgjedhur te perdore denigrimin e figures eshte e destinuar te perballet me organet gjyqesore. Kjo histori do te ishte sqaruar lehtesisht ne rast se gazeta ne fjale do te kish qemtuar te verteten ne QKR apo do te kish kerkuar informacione nga une. Ne vend te nje standardi te tille une perballem me baltosjen e emrit tim dhe cenimin e te drejtes per te ushtruar profesionin te cilat jam e vendosur ti ve ne vend nepermjet rruges gjyqesore- veren me tej Shpresa Brecani ne reagimin e saj publik kunder spekulimeve te artikuluara ne nje te perditshme shqiptare.
...