E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Subvencionim i naftës për fermerët

 

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të rrugës të fshatit Sulzotaj, në komunën e Tërbufit në qarkun e Lushnjës. Në këtë komunë, në katër vitet e qeverisjes demokratike është realizuar rikonstruksioni i pesë rrugëve të reja me një vlerë totale rreth 79 milionë lekësh. Berisha ka prezantuar edhe Daut Sulajn si kandidat për deputet të qarkut të Fierit. “Në ju garantojmë kullimin, por ne do të kalojmë në një etapë të dytë. Etapa e re është subvencioni për ju edhe i inputeve edhe i naftës. Bashkërisht ne do të ulemi dhe do gjejmë mënyrën pa korrupsion, sepse është 100 herë më mirë të mos japësh 1 qindarkë sesa të japësh 1000 dhe të t’i marrin hajdutët. Prandaj dhe ne investuam në fshatin shqiptar 1.6 miliard dollarë në katër vite, më shumë se në 15 vite të marra së bashku. Unë ju garantoj se në tre vitet që do të vijnë, do investojmë 3 herë më shumë për ju, për fëmijët tuaja, për prodhimet tuaja, për rrugët tuaja, për kanalizimet, ujësjellësat, vaditjen, mbrojtjen e tokës”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›