E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti- Arvizu: Mbështetje për Shqipërinë

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka shprehur edhe një herë mbështetje për Shqipërinë, ndërsa vlerësoi maksimalisht politikën dhe rolin e Shqipërisë në rajon e në mënyrë të veçantë, rolin dhe mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe zhvillimet globale. Ambasadori amerikan në Shqipëri gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm Edmond Panariti theksoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dt vendeve ndërsa premtoi vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen dhe rritjen e prezencës së investimeve amerikane në Shqipëri.
Ndër të tjera Ambasadori Arvizu uroi Ministrin e Punëve të Jashtme Panariti për marrjen e detyrës dhe nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis SHBA dhe Shqipërisë.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve si dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA në mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në planin dypalësh ashtu edhe në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare.

Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, Ministri Panariti theksoi rëndësinë e madhe që paraqet për vendin tonë rritja e prezencës së investimeve amerikane, duke vënë në dukje faktin se tashmë Shqipëria nuk paraqitet thjesht si një treg i vogël, por si pjesë e një tregu rajonal të integruar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›